• |
ide | kryesore

Mbërrin në Itali sulmuesi i ri i Milan: goditja e parë në merkato e kuqezinjve

-Instant, F1, Sport



Zhbllokohet më në fund edhe merkato e Milanit, Divock Origi është duke u bërë sulmuesi i ri i kuqezinjve. Belgu, i liruar nga kontrata me Liverpool ka zbarkuar rreth orës 18 në aeroportin Malpensa të Milanos, në fluturimin nga Brukseli dhe, më pas, është zhvendosur në hotel Sheraton: nesër janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës katërvjeçare prej 3.5 milionë euro plus bonuse. Marrëveshja u mbyll pak kohë më parë nga Maldini-Massara e do të zyrtarizohet në orët në vijim. Një goditje e rëndësishme për Piolin, që me 27 vjecarin do të ketë një alternativë të rëndësishme për Giroud.

Është e vështirë të thuhet tani nëse Origi do të nisë me gradën e titullarit në qendër të sulmit të Milanit, por sigurisht që sulmuesi belg përfaqëson një lojtar cilësor, të aftë për të shënuar gola. Profil i besueshëm që vitet e fundit ka qenë një aktor mbështetës te Liverpool, por ka qenë gjithmonë gati kur është thirrur në cështje nga Klopp. Në katër vitet e fundit, me Reds ai ka bërë 60 paraqitje dhe 16 gola, përfshirë dygolëshin kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League 2019 dhe atë në finale kundër Tottenham. Atij sigurisht nuk i mungon eksperienca ndërkombëtare dhe për këtë arsye Maldini ka vendosur të mos e lërë të shpëtojë, duke e fundosur goditjen që në pranverë.

Javët e fundit Origi ka punuar shumë në Belgjikë për t’u rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit për të qenë gati për fillimin e grumbullimit të hënën e ardhshme. Tani ai do të ketë një javë për t’u vendosur në Milano dhe, më pas, do të fillojë aventurën e tij te kuqezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *