Nelson Piquet ishte tre herë kampion bote. Një pilot i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë mbi norma, dhe jo vetëm në pistë. Piquet edhe sot në moshën gati 70-vjeçare ka treguar se karakteri vështirë se ndryshon, por këtë herë ka shkuar përtej. Episodi daton disa muaj më parë, kur në prag të GP të Brazilit, atij iu kërkua mendimi për kontaktin mes Verstappen dhe Hamilton në Silverstone: “Zezaku e pozicionoi makinën në mënyrë që Verstappen nuk mund të devijonte.”
— Formula 1 (@F1) June 28, 2022
“Zezaku e bëri sepse e dinte që atë kthesë nuk mund ta merrnin të dy. Ai ishte me fat që vetëm makina tjetër u përplas, ai veproi në mënyrë të pisët”. Ato fjali fillimisht kaluan pa u vënë re. Megjithatë, ata u rikthyen në vëmendje pas pezullimit të pilotit të tretë të Red Bull, Juri Vips, i cili u ndalua nga ekipi pasi përdori shprehje raciste në transmetimin Twitch. Për të rikthyer në epiqendër fjalët e Piquet ishin disa media braziliane si O Globo dhe CNN Brazil.
Përgjigja e Formula 1 nuk vonoi. Federata dënoi zyrtarisht fjalët e Piquet me një shënim të postuar në Tëitter: “Gjuha diskriminuese ose raciste është e papranueshme në asnjë formë dhe nuk ka asnjë rol në shoqëri. Leëis është një ambasador i jashtëzakonshëm i sportit tonë dhe meriton respekt. Përpjekjet e palodhura të Hamilton për të rritur diversitetin dhe përfshirjen është një mësim për shumë njerëz dhe diçka për të cilën jemi të përkushtuar në F1″.
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) June 28, 2022
Menjëherë pas kësaj, edhe vetë Mercedesi mori anën e pilotit të saj. “Ne dënojmë fuqishëm çdo përdorim të gjuhës raciste ose diskriminuese të çdo lloji. Lewis ka udhëhequr përpjekjet e sportit tonë për të luftuar racizmin dhe është një kampion i vërtetë i diversitetit brenda dhe jashtë pistave. Së bashku, ne ndajmë një vizion për një motorsport të larmishëm dhe gjithëpërfshirës dhe ky incident nënvizon rëndësinë thelbësore të vazhdimit të përpjekjes për një të ardhme më të ndritshme”.
The FIA strongly condemns any racist or discriminatory language and behaviour, which have no place in sport or wider society. We express our solidarity with @LewisHamilton and fully support his commitment to equality, diversity and inclusion in motor sport.
— FIA (@fia) June 28, 2022
Në fund ishte radha e FIA-s, e cila gjithmonë në kanalin e saj në Twitter shprehu solidaritetin e saj me Hamilton: “FIA dënon fuqishëm çdo lloj gjuhe dhe sjellje raciste dhe diskriminuese, që nuk ka vend në sport dhe shoqëri. Solidariteti ynë është me Lewis Hamilton dhe japim mbështetje të plotë për angazhimin e tij për barazi, diversitet dhe përfshirje në botën e motorsportit.