• |
ide | kryesore

Rikthehet frikshëm Covid në Shqipëri, 550 raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rastet e reja me Covid-19 janë rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1537 njoftime, nga të cilat kanë rezultuar 550 pozitië me Covid dhe një person ka humbur jetën.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Mësohet se personi që nuk i’a ka dalë dot të mundte Covid-19 ishte një 81-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 550
Të shëruar në 24 orë 210
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1537

Testime totale 1,846,098
Raste pozitive 279,717
Raste të shëruara 274,054
Raste Aktive 2,164
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,602
Vlorë 126
Fier 113
Durrës 86
Gjirokastër 67
Lezhë 49
Shkodër 46
Elbasan 36
Korçë 17
Berat 14
Dibër 6
Kukës 2



4 Comments

  1. Skeni çfarë të thoni me për Ukrainën e Zheles që po qihet në bythë nga Rusia dhe ju rikthyet prapë përrallave monstruoze me CovIdjotë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *