• |
ide | kryesore

Video/ “Pse kjo është Anglia?”: Grealish nuk njeh hartën e vendit të tij, turpërohet në transmetim direkt

-Instant, Sport, Video



Shumë i zoti me topin në këmbë, katastrofë në gjeografi, aq sa për të lënë nam në një intervistë në transmetim të drejtpërdrejtë. Jack Grealish, që u transferua nga Aston Villa te Manchester City për 117 milionë euro verën e kaluar, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League, raportin me gjeografinë e ka skandaloz, madje edhe atë të vendit ku ka lindur.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë, lojtarit të Citizens iu tregua në një hartë të Anglisë qyteti ku ka lindur, por Grealish u shpërqëndrua kur e kuptoi që ishte përpara një detyre të vështirë. “Kjo është Anglia?” Ishte pyetja e lojtarit, reagimi i të cilit bëri që kolegët e tij të kombëtares angleze, që ishin të pranishëm, të shpërthenin në të qeshura.

https://www.youtube.com/watch?v=DzdAaIGxbiM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *