• |
ide | kryesore

Zelensky: Do të rimarrim territoret e humbura

-Instant, Lajme, Planet


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Ukraina do të rimarrë qytetet ukrainase që janë tashmë nën kontrollin rus.  Zelensky tha se falë furnizimit në rritje të armëve perëndimore, Ukraina do të rimarrë territoret e humbura, duke përfshirë Lysychansk dhe qytete të tjera në Donbas, sipas BBC.

“Ne do të kthehemi falë taktikave tona, falë rritjes së furnizimit me armë moderne. Ne po përparojmë gradualisht përpara në rajonin e Kharkiv, në rajonin Kherson. Do të vijë një ditë kur do të themi të njëjtën gjë për Donbasin”, u shpreh Zelensky.

Kujtojmë se dje Rusia ka marrë kontrollin e qytetit ukrainas të Lisiçanskut dhe të gjithë rajonin e vijës së parë të Luhanskut, duke shënuar një progres të dukshëm për forcat ruse të cilat kërkojnë kontrollin në lindje të vendit.

Lisiçansk ishte qyteti i fundit i madh që ishte ende në duart e Ukrainës dhe kapja e tij sinjalizon një shtytje më të thellë në rajonin e Donbasit. Ky ka qenë edhe objektivi kryesor i Moskës që nga tërheqja nga Kievi dhe zonat në veri të Ukrainës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *