• |
ide | kryesore

“Është shumë i vogël”, Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje avionin e tij privat

-Instant, Sport



Edhe këtë verë zërat e merkatos për Cristiano Ronaldon nuk shuhen. Lojtari, i cili u kthye te Manchester United vitin e kaluar, ka kërkuar nga klubi që të shitet në rast të një oferte të përshtatshme, por, për momentin, Djajtë e Kuq janë kundër lamtumirës së tij. Duke pritur të mësojë të ardhmen e tij, CR7 i është përkushtuar edhe bizneseve të tij. Sulmuesi, në fakt, ka nxjerrë në shitje avionin e tij privat, sepse është shumë i vogël.

37-vjeçari e bleu avionin në vitin 2015 për rreth 20 milionë euro. Është një Gulfstream G200, të cilin Ronaldo e përdor shpesh për të shkuar me pushime nëpër Evropë me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët, ose për të udhëtuar drejt Portugalisë. Avioni mund të strehojë tetë deri në dhjetë persona, por për CR7 është shumë i vogël dhe është në kërkim të një modeli më të madh.

Ronaldo e ka dhënë shpesh me qira avionin e tij për një tarifë që varion nga 6 mijë deri në 10 mijë euro në orë, por tani ka vendosur ta shesë dhe janë disa blerës të disponueshëm. Ende nuk është i qartë çmimi i shitjes, por sigurisht që bëhet fjalë për disa milionë euro.

Avioni i sulmuesit është një model ekskluziv. Janë prodhuar vetëm 250 ekzemplarë. Blerësi me fat do të marrë në dorë një avion luksoz të mbushur me shërbime, duke përfshirë Ëi-Fi, telefon, faks, furrë elektrike, mikrovalë, frigorifer dhe një sistem argëtimi. Brenda ka sedilje dhe divane gri të çelur dhe tavolina prej druri. Gjithashtu ka ndenjëse që mund të shtrihen për të ndihmuar relaksimin gjatë fluturimit.

Sulmuesi pritet në Manchester këto ditë. Ronaldo nuk u paraqit në Carrington për ditën e parë të grumbullimit për shkak të problemeve familjare. E ardhmja e tij mbetet ende e panjohur. Chelsea dëshiron të nënshkruajë me portugezin dhe presidenti i ri Todd Boehly tashmë ka takuar menaxherin e lojtarit. Megjithatë, thuhet se Jorge Mendes është takuar edhe me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Blues dhe blaugranat, megjithatë, nuk janë të vetmet klube të interesuara. Mbi CR7 janë edhe Bayern Mynih dhe disa klube të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *