• |
ide | kryesore

Euro bie në nivelin më të ulët të 20 viteve, i afrohet barazisë me dollarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Euro ka rënë në nivelin më të ulët të 20 viteve duke iu afruar barazisë kundrejt dollarit të hënën. Ndërkohë që monedha amerikane, nxitur edhe nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të rrisë më shpejt normat e interesit. Tubacioni i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, gazsjellësi Nord Stream 1, filloi mirëmbajtjen vjetore të hënën, me rrjedhat që pritet të ndalojnë për 10 ditë. Qeveritë, tregjet dhe kompanitë janë të shqetësuara se mbyllja mund të zgjatet për shkak të luftës në Ukrainë.

“Shqetësimi më i afërt për tregjet është nëse Nord Stream 1 do të kthehet apo jo” tha Bipan Rai, kreu i strategjisë së FX të Amerikës së Veriut në CIBC Capital Markets në Toronto.

Euro ra deri në 1,0051 dollarë kundrejt dollarit amerikan, më i dobëti që nga dhjetori 2002. Indeksi i dollarit arriti në 108.19, më i larti që nga tetori 2002.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *