• |
ide | kryesore

Po trafikonin 23 emigrantë të paligjshëm, policia bllokon kamionin (VIDEO)

-Instant, Arkiva



Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 32”, ku dy persona u vunë në pranga pasi u kapën duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm.

Detaje nga policia: 

Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon me drejtues 52-vjeçarin B. T. dhe pasagjere 44-vjeçaren K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *