• |
ide | kryesore

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Favorizon individë më të shkuar kriminale serioze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka dalë kundër projektligjit për amnistinë fiskale. Në një deklaratë, Dhoma thotë se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Në përfundim, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson se rreziqet nga ligji janë më të mëdha se përfitimet dhe rekomandon tërheqjen e tij.

DEKLARATE MBI AMNISTINE FISKALE / STATEMENT ABOUT FISCAL AMNESTY

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vlerësimi jonë është se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Nëse miratohet, legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme. Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

Qeveria socialiste ka propozuar amnistinë fiskale. Në këtë amnisti nuk mund të përfitojë asnjë politikan, funksionar shteti, gjyqtar, prokuror apo familjarë të tyre. Puna në të zezë e deklarohet si subjekti kryesor i amnistisë. Përfituesit synohet të jenë emigrantët që ndër vite kanë siguruar të ardhura nga punë të ndryshme të padeklaruar.

Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar nismën e qeverisë, të cilën e konsideron si formë për të formalizuar paratë e krimit.

Komisioni Europian është shprehur gjithashtu me rezerva për amnistinë fiskale, duke thënë se dobëson kontrollin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore”, thuhej në deklaratën e Komisionit.



5 Comments

  1. Cudi! Asnje koment per amnistin fiskale.Po a e kuptojne shqiptaret ceshte realishte per ta amnistia fiskale dhe pasojat e saj ne jeten e tyre.Sigurishte po te gjykojne dhe mendojne se formalizimi i saj i gropos te gjalle ata dhe jeten e tyre.?E filloj me biznesin.Biznesi i ndershem dhe me leket e rroges groposet njehere e mire.Konkurenca e drejte dhe meritokracia do i kaloi parase se keta pushtetare vjedhjet maramendese te parave te shtetit dhe taksapaguesve shqiptare jane kthyer ne biznese,hotele dhe vila luksoze qe kerkojne kliente dhe para.I varferi ,ose dhe buzhetori me parate qe mer,ta haroj se mund te bleje me shtepi.Punet dhe punesimet ne administraten shteterore ta harojne shqiptaret se mund ti perfitojne sipas meristokracise,se paraja luan rolin kryesor.Drejtesia dhe gjyqet fitohen kush hedh me shume. Shume thone qe amnistia eshte per te legalizuar pushtetaret parate e vjedhura.Jo kush i ka penguar ata te hapin biznese dhe bejne gradacela ,kush i ka penguar dhe kontrolluar se ku i kane gjetur ata ato miljona qe kane hedhur ne biznese dhe betonet qe kane mbushur tiranen dursin vloren shkodren korcen dhe te gjitha qytetet shqiptare.Shqiptare frika e dhomes amerikane te tregetise eshte alarmi me i madh qe e pret shqiperine.Dhoma amerikane e tregetise eshte biznesi me i fuqishem ne shqiperi dhe po dridhet.Po dridhet se e dine dhe e kuptojne se parate e droges dhe koncensioneve,ppp, inceneratoreve vjedhjeve te pushtetareve do falimentoje edhe ata.Shqiptare K-U-J-D-E-S Amnistia rama eshte perfundimishte pushkatimi juaj,varja juaj ne litar.Falimentimi i shtetit.Shume shpejt ashtu si dhe ne rusi ngjela,baze, cupi, hila,batoni, blendi mane,mece zogaj killaret gjakftot PL.NDRECAJ, MECE D.KADIA, MECE SULA,GJIKONDI ETJ ti kerkojne gjykates kushtetuse te shpalli ramen S-U-N-D-I-M-T-A-R-I.A e dini kur jane shpallur diktatoret sundimtari dhe pse.14 53 u shpall sundimtari sulltan murati kur poshtoi kostandinopojen.Me 2023 u shpall sundimtari PUTINI se pushtoi ukrahinen dhe dridheroi boten.Dhe sot mund te shpallet rama se pushtoi shqiperine tmeroi europen me droge dhe inceneratoret.

    1. sa me siper ti ke te drejte. Pyetja eshte legalizimi duke qenes se merr persiper daljen ne siperfaqe te ketyre pareve, qe tashme egzistojne ne te zeze, perse do duhet te ndryshoje kaq shume panoramen e “biznesit” shqipetar. Valle ata qe i kane nuk i investojne dot? Mos behemi hipokrite..

      1. Panorama e biznesit do ndryshoje ne menyre maramendese sepse gjithe ato para krimi e droge,do perdoren per biznese me taksa 5%,7%,nderkohe qe biznesi mbi 14 milion paguan 15%.
        Pra jo vetem do konkuroje biznesin e ndershem,por do sjelle falimentimin e tyre,do thelloje monopolizimin.

  2. NUK KA RANSI CA THOTE DHOMA TREGTISE POR CA THOTE MAJMUNIA ( KUNTAKINTJA) AMBASADES. NADJA MIR SE KTU ASHT FLLIQ CDO GJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *