• |
ide | kryesore

Gjendet një person i mbytur në grykëderdhjen e lumit Seman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka dalë me informacion zyrtar pas lajmit se një person ishte gjetur i mbytur në grykëderdhjen e lumit Seman.

Personi i mbytur është rreth 40-vjecca, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *