• |
ide | kryesore

Rusia e dinte: CAS merr vendimin mbi përjashtimin e kombëtareve dhe klubeve nga turnetë Uefa e Fifa

-Instant, F1, Sport



Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë vendimin duke hedhur poshtë ankimimet e paraqitura nga Federata Ruse kundër UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe ato të paraqitura nga katër klube ruse kundër vetë UEFA-s. Zenit St. Petersburg, Sochi, Cska Moskë e Dinamo Moskë i kishin kërkuar Uefa-s të mund të merrnin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare, duke tentuar të ndërprisnin përjashtimin e klubeve ruse nga turnetë.

CAS e motivoi vendimin në këtë mënyrë: “Kolegji e konsideron për të ardhur keq që operacionet aktuale ushtarake në Ukrainë, për të cilat klubet, skuadrat e futbollit dhe lojtarët rusë nuk kanë asnjë përgjegjësi, kanë, për shkak të vendimeve të FIFA-s dhe UEFA-s, një efekt të tillë negativ ndaj tyre dhe mbi futbollin rus. Por këto efekte u kompensuan nga nevoja për një zhvillim të sigurt dhe të rregullt të ngjarjeve të futbollit për pjesën tjetër të botës.”

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit ka evidentuar se si konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka krijuar rrethana të paparashikuara dhe të paprecedentë, të cilave FIFA dhe UEFA ka qenë e detyruar të përgjigjen. Vendimi i lë kampionët rusë të Zenit jashtë fazës së grupeve të Champions League. Edhe Sochi, i dyti sezonin e kaluar, do të përjashtohet gjithashtu nga shorti për raundin e tretë kualifikues të Champions League, të planifikuar për të hënën.

CAS ka refuzuar edhe ankimimin e Federatës për kombëtaren, e cila do të mbetet jashtë garës. Kolegji i gjykatës do të thirret të vendosë për çështje të tjera që përfshijnë atletë rusë dhe ekipe në sporte të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *