• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump

-Instant, Paparazzi, Slider



Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë së saj në Nju-Jork, edhe pse fillimisht u tha se mendohej për një atak kardiak. New York Post konfirmoi se autopsia e saj përfundoi të premten dhe se vdekja e saj u gjykua aksidentale. Rënia shkaktoi “lëndime të rënda nga përplasja” në trupin e saj, tha Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Nju-Jorkut.

Gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump u gjet e vdekur në fundin e shkallëve brenda banesës së saj në Manhattan pasditen e së enjtes. Ajo ishte 73 vjeçe.

Donald Trump reagoi ndaj vdekjes së saj në Truth Social menjëherë pasi lajmi u publikua.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët tanë, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Pusho në paqe, Ivana!” -shkroi ai.

Donald Jr., 44 vjeç, Ivanka, 40 dhe Eric, 38 vjeç, lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten ku thuhej:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Ivana Trump. Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme. Ajo i mësoi fëmijët e saj të kenë guximin dhe forcën, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t’u mungojë shumë tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve dhe mbesave të saj.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *