• |
ide | kryesore

Skanimi/ Përseja e orëve të gjata të Ilir Beqes në SPAK

Arkiva, Kryesore



Ish-ministri Shëndetësisë Ilir Beqja është marrë për 8 orë e 20 min në pyetje nga SPAK për hetimin që ka lidhje me koncesionin e sterilizimit të ndërmarrë në kohën që ai e drejtonte këtë ministri gjatë mandatit të parë të socialistëve në pushtet.

Burime që nuk pranojnë të identifikohen bënë me dije per Lapsi.al se dosja është në prag të finalizimit dhe SPAK mund të presë fletëarrestet për personat që kanë abuzuar me tenderat, por ish ministri tha, pasi doli nga godina e prokurorisë, se ai nuk i trembet marrjes si i pangehur. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh që kur kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. 

Ata e dorëzuan në 23 dhjetor 2019 padinë e tyre e cila bazohej në këtër shtylla kryesore: 1)dyshimin nëse ky koncesion ishte i nevojshëm apo jo , 2) dyshimin për kushtet dhe rrethanatat e dhënies së tij, 3) dyshimin në hartimin e kontatës me privatin që mund ti shkaktojë humbje shtetit dhe 4) dyshimin për çmimin e saj marramendës.

Ajo filloi pas disa denoncimeve të mjeku urolog, Artan Koni që ishte e konsideroi si një “grabitje kolosale”, përmes së cilës koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merrte më shumë para sesa janë parashikuar (video poshte shpjegon gjithe dyshimet).

Kontrata e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u firmos mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sani Service në dhjetor 2015 për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh, gjithmonë ka ngritur dyshimet e opozitës dhe mediave.

Pas një investigimi të BIRN, që kur kompania koncesionare Sani Service, u shpall fituese u zbulua se pas saj fshihej një mik i Ramës dhe ish ministrit Ilir Beqja, Ilir Rrapaj që pati punuar në ndërtim si emigrant në Itali.

I vënë shpesh në akuzë për këtë skandal, kryeministri Rama e ka mbrojtur gjithnjë atë. Madje në prag të zgjedhjeve të 2017, ai u paraqit në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit me një set paisjesh të vjetra mjeksore në dorë duke thënë se ai qe krenar për këtë arritje (video poshte). Ai e krahasoi vetën me paisjet e reja dhe opozitën politike me veglat e vjetra.


Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë

Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbria znj. Catiuscia Marini më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Minsitria e Shëndetësisë

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin

Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Pikërisht pas këtij hetimi tre vjecar përflitet se SPAK do të presë flet arrestet, ndonëse një thashethem i tillë qarkullon në mjediste e politikës dhe drejtësië së paku prej gjashtë muajsh. 

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Sa ka lyer gishtat me Mjalte Edi Hajdute!!!!Gjithkund jane shenjat e kryehajdutit!!!!

    1. E Çuditshme si nuk paska pergjegjsi ministri per miliona euro qe vidhen ? Mbase duhet te mbaje pergjegjsi roja apo pastrusja ?ketu tek ne ndodhin keto çudira Qe c do minister fshiet pas PPP ( Pervetesim i Parase Popullit) sot kjo gje nuk ka diskutim por sa perqind fut ne xhep ministri kete nuk e dime Sot ka ardhur koha qe SPAK te tregoje forcen e ligjit dhe te riktheje besimin Shqiptarve te drejtesia , por nese keta ja hedhin pa lagur ose denohen me sherbim prove sa per sy e faqe kjo do te ishte akoma me e rende Ky vend eshte krimbur nga korrupsioni per 32 vjet

    2. PO ASAJ MIZERJES, MANASTERLLIU-ZIU NUK PO IA SHOH EMRIN

      NUK DO TI HYJE GJE NE KEMBE ASAJ TE PA AFTES QE EDHE NDONJE PUNIM PER TE MARE NDONJE TITULL IA KANE BERE TE TJERET

  2. Asnje çudi e madhe nuk do ndodhi prandaj habitem me naivitetin tuaj o Lapsi.
    A nuk e degjuat para disa ditesh lajmin? Shkelja e ligjit tek Sterilizimi na paska qene se nuk eshte noterizuar kontrata e ppp!!!
    A e kuptoni apo jo? Njesoj si te akuzosh per armembajtje pa leje nje person qe ka bere vrasje.
    Me sterilizimin eshte bere nje vjedhje aq gjigande sa edhe ne Zimbabve e Burundi nuk do ta çonin neper mend ta benin.
    Per nje pune qe eshte bere mot e jete qe kur eshte ndertuar spitali i pare ne Shqiperi e qe kushtonte vetem 3-4 mije lek te vjetra per nje operacion, apo rreth 300 milione te vjetra ne vit per te gjithe Shqiperine, keta bene ppp qe vetem ne letra perlanin 13-14 miliarde ne vit, ndersa ne te vertete ka shkuar deri ne 20 miliarde. Me e pakta do te zhvasin150 miliarde leke per 10 vjet kur deri diten qe shpiken ppp e rrjepjes kjo pune per 10 vjet kushtonte vetem 3 miliarde!
    Te gjitha keto lajmet e sotme dhe ato te diteve qe do vijne jane te gjitha propagande nga SPAK-u apo ASPAK-u apo KAPAK-u, quajeni si te doni. Sikur po bejne namin e po luftojne korrupsionin.
    Pse nuk kerkojne, bllokojne dhe sekuestrojne neper banka ate 40 perqindeshin qe e ka me kontrate ky Rrapaj me vetem 1500 euro kapital. Me e pakta kjo eshte perqindja e Rames dhe e Beqjas ne kete afere.
    Ketu do jemi e do ta shohim se kjo histori do perfundoje si ai tenderi i uniformave ku ishte blere nje kapele polici 350 euro. Atje denuan nje vit nje Naqellare, ketu nja nje vit ndonje Rrapaj a Rrjepaj dhe dhjetera miliarde leke te vjedhura e te derguara ne bankat jashte ne emer te basketbollisteve pushtetare as nuk ka per ti prekur njeri.

  3. Po nuk u ndeshkuan po nuk u prene koka dhe mbi te gjitha po nuk pati me frike nga ligji ky vend do shkoj ne te semes

  4. Sic e kemi kuptuar te gjithe, do shkoje ne ASPAK ti vene KAPAK. Ne fund fare do katandiset kokoshi nje thele e askush nuk do denohet. Jo vetem kaq, por ligji duhet te ndryshoje dhe denimet duhet te perfshijne rekuperimin e cdo qindarke te vjedhur, qofte edhe permes punes se detyrueshme

    1. Thua I rekuperon dot me pune te detyruar Beqaj ato 70-80 milione euro qe ka vjedhur kur ishte minister dhe jo vetem ?
      Po Ben Ahmetaj, moterqiri I moterqirava sa ore pune te detyruar duhet te beje per te kompesuar te pakten 1 % te te gjithe maskaralleqeve qe ka bere?? Ndoshta I duhen 3 mijevjecaret e ardhshem !
      Edhe Pandi Majko qe eshte bidivi kar dhe na e shesin per te ndershem , humbi vetem ne Ofshoret e Qipros 6 milione euro .

  5. si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!

  6. PUNE HAJDUTESH

    EDI RAMA PASKA QEN NJISHI I HAJDUTERIS SHQIPTARE.

    KTO HARROJNE QE BURRA ME TE MIRE SE KETO KAN HYRE BRENDA OSE JANE VRARE.

    PUNE HAJDUTESH SHQIPTARE.

  7. O ti I paemer I ores 22 .00 , qenke kokrra e kurves ose teresisht idiot .
    Si fillim po te them qe: – si padashje e kane harruar keta moterqirat e Rilindjes sesa ka kushtuar rruga e Kombit dhe ti ndoshta e ke konstatuar edhe vete ma do mendja qe nuk e zene me ne goje qe prej 8 -9 vjetesh sepse nqs do e zinin do I binte tja fusnin vetes. sepse me halete qe po ndodhin sot edhe ne fushe , keta per hajduteri jane te pakonkurrueshen .
    1. Rruga e Kombit e cila eshte diku tek 170 km ( shumica mes malesh ose duke u care malet , gje qe nenkupton kosto dhjetrafish me te larta ) eshte kryer me tender nderkombetar , dhe e ka kryer Bechtel qe eshte nje nga kompanite me.prestigjioze amerikane sa per info, dhe jo Salillari nga Slrapari apo Kastrati nga Hasi apo Bashkim Ulaj nga Mamurrasi .
    Rruga e Kombit eshte kryer ne kohe rekord per afersisht 2 vjet, dhe ka kushtuar diku tek 11 milione euro per km ( km ne mal dhe jo ne fushe , ki parasysh edhe dy tunele mes alpeve me nga 2 korsi, te gjate afer 7 km secili.
    Rruga Levan-Tepelene qe eshte ne fushe dhe per te.cilen jane care ca kodra mes e per mes dhe drenazhuar disa male, ka kushtuar 71 milione euro per 70 km rruge , pra diku tek nje milion euro/km ( tender nderkombetar jo tender Salillar )
    Rruga Fier- Lushnje qe eshte diku tek 32 km dhe qe eshte mbushur me dhe diku tek 5.metra lartesi ka kushtuar 35 milione euro gjithses / Tender nderkombetar-Jo tender Salillar .
    Keto pra jane standartet e Qeverise Berisha, lexoji lart dhe plasi syte o moterqire muti sepse sot qe flasim bashke, Bashkim Ulaj kerkon 25 milion euro per km ne mes te fushe ndersa Salillari kerkon edhe 40 milion per km ne rruge te drejte dhe fushe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *