• |
ide | kryesore

Spekulimi i Ylli Rakipit dhe Nikoll Lesit: Kush fiton Bashkinë Tiranë mes Ilir Metës dhe Erion Veliajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nikoll Lesi ka komentuar spekulimet se Ilir Meta mund të jetë kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, përballë Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi tha se kjo do të ishte një betejë shumë e fortë për kryeqytetin, por sipas tij, Erion Veliaj është një hap para dhe Meta nuk e mposht dot.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ndryshe nga Edi Rama, që ti edhe e ke kritikuar, për këtë lali Erin…

Nikoll Lesi: Lali Eri, kryetari i bashkisë, në punët e bashkisë ka punuar mirë. Them që edhe në zgjedhjet e ardhshme, ai i fton zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Po sikur të vihet Ilir Meta? Se ti ke shkruar disa herë që aty mund të kandidojë Ilir Meta.

Nikoll Lesi: Këtë të Ilirit nuk e di. Do të jetë një Waterloo, por Lali Eri është një hap përpara. Mos harro, që Lali Eri ka edhe një lidhje të kryqëzuar me George Sorosin e madh.

Ylli Rakipi: Këto janë përralla o Niko…

Nikoll Lesi: Sorosi lë një zëvendësues gati!

Ylli Rakipi: Sorosi është 90 e ca vjeç tani. Dali i Sorosit, duket një djalë shumë i zakonshëm. Nuk përsëritet George Soros gjithë ai spekulant i madh. Po ti pse e ke këtë marrëdhënie me Lalin? Apo mendon se po vjen Lali?

Nikoll Lesi: Jo, jo, çfarë marrëdhënie?

Ylli Rakipi: Më i kujdesshëm je.

Nikoll Lesi: Kur punon mirë, patjetër mirë do i themi ne. Por kemi bërë edhe kritika.



3 Comments

  1. Thuhet se gjithkush e ka nje cmim dhe te paepurit Nikoll Lesi ia ka gjetur cmimin Erion Veliaj, ndaj nuk ka dite te mos publikoje “veprat” e Kryebashkiakut.

    Ndoshta parate e ketij cmimi nuk vijne nga inceneratoret, ashtu si per kanalet e medhenj televizive. Do presim e do shohim….

  2. Lesi është ndër më “të vjetërit” gazetarë mbështetës të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
    Se pse e kanë këtë “dashuri të madhe” mediat e Tiranës për pashallarët e kryeqytetit, kjo nuk do shumë mëmd për ta zbuluar.
    Janë lejet e ndërtimit.
    Nuk është vetëm Lesi me gazetën e tij që propogandon “Lali Erin”.
    Uriah Ypi Veliaj është bërë figura qëndrore e shumë mediave, veçanërisht televizioneve të kryeqytetit që e nxjerrin nga 10-15 herë në ditë, për çdo takim të tij, çdo inagurim , bile edhe më shumë se Ramën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *