• |
ide | kryesore

(VIDEO) Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare është fuqizuar sepse shteti është i korruptuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një fjalim ceremonial, prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri kërkoi të sillte në vëmendje fuqinë dhe rëndësinë e mafies shqiptare, si dhe arsyen pse ajo është fuqizuar kaq shumë. Sipas Gratterit, arsyeja shteti shqiptar është shumë i korruptuar.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni”, u shpreh prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

“Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine”, deklaron Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri gjatë diplomimit të tij ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche.



13 Comments

    1. Dhe tani e ka fajin mesuesi?! Dmth dhe per komunizmin e kishin fajin jugosllavet, ruset e kinezet. Qenie patetike te korruptuara ne gjeneze.

    2. Problemi nuk eshte se mafja shqiptare eshte e forte,problemi qendron ne ate qe eshte mafje shteterore,kush do ta luftoje kur jane te perfshire te gjithe ata qe kane edhe gurin edhe arren.

      1. Peshku qelbet nga koka!
        Sigurisht koka e mafias është vetë shteti.
        Filloi me Sajmir Tahirin, aty lexohej qartë tendenca dhe taktikat e shtetit.
        Janë po këta italianët që bënë atë që nuk do kishte bërë kurrë shteti ynë.
        I gjetën faktet dhe e kapen per veshi bythëqimin.
        Nuk është çudi që këtu kishte pak dorë erion pederasti, shumë e leverdisshme te jesh krytar i bashkisë së Tiranës ku pastrohen miliardë euro të krimit.

  1. E lejm kshu: kur ai “doktori ne law and management” te arrije te zhduki Ndragheten (apo vetem te arrije te flasi italisht ne menyre korrekte) atehere bujrum le te flasim edhe per kete “Mafien shqiptare”
    Po me e shqy gojen ai terroncello mbrapa kraheve per te shfryre dufin e komplekseve te tija apo per te larguar vemendjen nga paaftesia dhe korrupsioni i tij ….ai po i bie patetizem real
    Konsulto nje fjalor po sbesove

    1. Me se e vertet kjo qe thua…Dua te shtoj se mundet qe nje nga arsyet e kesaj zhurme kundrejt shqiptarve eshte se mbase ndervepron me bashkefshataret e tij ndraghetist me synimin qe ti largoje ato nga syte e medias duke i zevendesuar me shqiptaret si ‘e keqja me e madhe’ e momentit.

  2. Italia dhe mafia e saj hyne te paret ne Shqiperi me 1991, ne kushtet e mungeses se shtetit dhe nderrimit te sistemit.

    Por sic ndodh shpesh argatet e tyre shqiptare ia kaluan profesoreve dhe u bene ortake me ta.

    Pa korrupsion ne SHBA dhe Europen mbare, nuk mund te kishte mafie shqiptare kaq te fuqishme.

    Ndihemi te turperuar per kete fenomen “demokratik”,m qe na e prute ju, sikurse te fyer kur akuzohemi si komb per nje fenomen qe nuk e njihnim 32 vite me pare, ndersa Perendimi ka me se nje shekull qe e perjeton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *