• |
ide | kryesore

Burgosja e ish-krerëve të UÇK/ Rama: Turp i Këshillit të Evropës, gjeni kurajon dhe kërkoni falje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Hagës, që po mban në burg ish-krerët e UÇK-së në Kosovë, nën akuzat për krime lufte e trafikim të organeve të qenieve njerëzore.

Nga Brukseli, ku u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama deklaroi se kjo është një faqe turpi për Këshillin Evropian, i cili sipas tij, duhet ketë kuroja dhe të kërkojë falje.

“Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e lojës, por di që një histori fatkeqësisht jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Prandaj, çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është që duke parë akuzat nuk ka asnjë fakt apo dyshime mbi trafikimin e organeve. Gjykata e Hagës është krijuar në bazë vetëm të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport plot me gjepura, që ka sjellë në jetë këtë lloj gjykate speciale. Hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë e Shqipëri, totalisht të pavarura nga çfarëdo lloj ndikimi, dhe nuk solli asgjë, zero. Zero absolute përqindje të trafikimit të organeve të qenieve njerëzore. 

UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës duhet të gjejë kurajon, të dalë përballë e të thonë “na falni”, sepse nuk mundet që ata ta bëjnë një gjë të tillë, në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe që ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kinez, që të mund të ndodhin sërish. Asgjë personale përkundër zotërinjve, por kjo është diçka që duhet bërë e ditur, derisa të ketë një provë sado të vogël. 

Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe dhe falë UÇK, përkundër një makinerie të spastrimit teknik të Millosheviçit, dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të plehrave gazetareske. Nuk ka të bëjë thjesht me median, por me raportin e atyre që kanë mbështetur Këshillin e Evropës. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e çdo vendimmarrje të nivelit të lartë, por ne nuk do të dorëzohemi, për faktin që jemi të vegjël. Kjo i përket të kaluarës.” – u shpreh Rama.



35 Comments

  1. Sesht gje e mire kjo qe po behet ndaj kosoves por rama e ka treguar se do te jet krah saj deri me momentin e fundit kete e tregoj dhe sot

  2. Sot shqiperia feston pasi edi rama me vizionin e tij arriti qe te hapte negociatat per shqiperine tone te vogel vetem keshtu suksese pafshim

  3. kryeministri yne gjithmone ka dashur qe vendi yne dhe te gjithe shqiptaret ane e mbane te kene drejtesi e mbeshtetje

  4. Kaq shume bythelepirje kurvash mavi, as ne kohen e Enverit nuk behej. A e dini se ekziston edhe nje togfjalesh qe quhet Dinjitet njerezor. Si mund te poshteroje njeriu veten e tij ne kete fare derexheje. A keni turp para gruas,femijeve,prinderve per kte perulje para nje njeriu,sidomos nje qelbesire si Edi Rama????!!! Ju qofshi.

  5. si pa dashje Berisha ka “harruar” sa ka kushtuar rruga e Kombit, mbi 22 milione euro per kilometer dhe 66 km kane kaluar tashme koston e 1.5 miliarde eurove, si dhe 230 milione eurot e perfituara e zhdukura nga basha dhe ai, per te cilat kane mbyllur nje hetim me procedure!Te shkoje jeta dem duke u mar me ramen o bushat,jeta eshte e shkurter,jetoje bushat,ti shpellkari salihit je njolloj si shoqata e Enverit,jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit

  6. Ti i paemer i ores 16:47 je me i ndyre se Imer Gelbaza dhe Frrok Cupi te marre se bashku. Ata fitojne goxha leke,kurse ti je i lumtur te hash MUT dhe te shkerdhejme ne “shpellkaret ” fiserisht.

    1. Agimi – hallall , qe Gjigandi , Ciklopi , sic po e quan ti , po na ndihmon duke bashkepunuar me Serrbi.
      Po pyetne Kryeministrin tuaj a i ka vizituar ndonjeher varret e deshmoreve , qe e paska aq per qef ti mbroj te ashtu quajturit luftetaret e lirise ne Hage .

      Ne ne Kosove themi : Pjella e felliqte , ta qet faqen e zeze , te korit ( te bene hor )

      Keshtu kane bere ata eproret e Hages .

      Jo me i liru ata , por edhe Ramen duhet fute aty bashke me ta .
      Ata nuk munde te mbrohen pas UCK – s dhe ne emer te popullit , ata kane bere zi e ma zi , prandaj jane ne biruce

  7. E vleresoj shume zotin Rama qe gjithmone ka ngritur zerin per padrejtesi te tilla. Gjithmone guximtar per te mbrojtur shqiptaret kudo ku jan

  8. Kosovaret jane vellezerit tane, dhe zoti Rama gjithmone e ka vertetuar kete duke ngritur zerin per ta njesoj sic do bente per ne. Je gjigand

  9. Me then te drejten nuk kam duruar dot sharjet e ketyre suflakeve te qim pekes sa her qe shkruaja ndonje te vertet per Salen, se mentaliteti i tyre ka qen gjithmon o me mu o kunder mu, kur un ne te vertet kam qen kunder gjith establishmentit te pordhitikaneve te pluralizmit. Po per nje gje kan te drejt, edhe mua po me duket sikur tani me shum se kurr, ketu te lapsi po shkruajn komente te paguara, jan fjal shabllon dhe me asnje argument dhe jan ashiqare te paguara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *