• |
ide | kryesore

“Meritonim më shumë”. Shehi ‘harron’ pritjet e Bekajt dhe sheh nga kualifikimi: “Vazhdon të jetë e hapur”

-Instant, Sport


“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe ndoshta meritonim më shumë. Kur e nis lojën me gol bëhet e vështirë dhe të vjen keq që marrim gol shumë të evitueshëm. E dinim që kundërshtari rivënien e ka të gjatë, ndaj ndryshuam qendërmbrojtësin, gabuam, pësuam dhe skuadra pastaj reagoi”. Një shpjegim ai i Orges Shehit që nuk frymëzon asnjë nga tifozët e Tiranës që kanë parë në fushë një skuadër të dominuar nga Zrinjski Mostar, që fitoi 0-1, por mund të kishte dalë nga Arena Kombëtare me shumë më tepër gola të shënuar. Tekniku bardheblu, sic duket, i ka harruar pritjet e Bekajt që e mbajtën në lojë skuadrën kryeqytetase edhe për ndeshjen e kthimit dhe merret me mungesën e finalizimit të të tijve, që nuk është patën ndonjë rast flagrant para portës. “Sigurisht që na mungon pak organizimi nga poshtë, se luajmë me dy qendërmbrojtës me të djathtën – tha Shehi -. Mundoheshim që të ulej poshtë Aleksi, por në metrat e fundit nuk ishte finalizimi si duhet, binim shumë shpejt në presion dhe na bllokonin Najdovskin për të dalë para”.

Në fund, një gol edhe mund të jetë i rikuperueshëm, por performanca e Tiranës është ajo që i bën të gjithë skeptikë, përvec Shehit: “Skuadra nuk është se u shpreh keq në fushë, përveç disa gjërave të vogla. U mërzita te rasti i fundit se në fund nuk mund të luash me qarkullim topi, por të kërkonin Devid. U rrezikuam për të pësuar golin e dytë. Mendoj se ndeshja vazhdon të jetë e hapur, besimi është prezent se është me vajtje-ardhje”, përfundoi tekniku.


2 Comments

  1. Nuk luhet futboll me katnar.qe nga presidentet deri te roja stadiumit.
    Po nuk ke faj, katnar qe nga mjeku te akademiku. Ja se te meson brace beratsi me taulant librazhdin. Se ai fino iku ne pidh te anese.suksese…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *