• |
ide | kryesore

Kuvendi shtyn për në shtator zgjedhjen e Avokatit të Popullit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator, ndryshe nga ideja fillestare për tu zgjedhur në seancën e nesërme parlamentare.

Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Arsyeja kryesore e shtyrjes së zgjedhjes së Avokatit të ri është përplasja brenda Partisë Demokratike për të nxjerrë të paktën një emër që gëzon 28 mbështetës.

Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.

Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do ti dërgohen seancës parlamentare.



3 Comments

  1. Kemi shume shpresa te ndonje kandidat nga familja e madhe e G99-es!

    Ata e duan shume Popullin dhe jane fugura te çquara, si Belinda, Erjoni, Cendrifuga, Arbjani….etj

  2. Zgjidhni Altin Goxhajn. Ishte i pari që denoncoi Sorrosin publikisht. Bëri atë që asnjë nga opozita nuk e bëri.

    1. Shume e sakt Miri . Biles nuk duhet te jete ne formen e lutjes por si detyrim : Zgjidhni sezben Altin Goxhajn dhe vetem Altin Goxhajn .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *