• |
ide | kryesore

Përdorte pistoletë lodër për të vjedhur dyqanet, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last move”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi në kërkim:

Sh. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, në dy subjekte të ndryshme, konkretisht:

Më datë 17.07.2022, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë;

 

Më datë 18.07.2022, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë lodër dhe një thikë, të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe një sasi parash.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *