• |
ide | kryesore

Rama mbledh kryebashkiakët, nuk kursen kritikat për Lelin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryetarët e 61 bashkive të vendit, ku iu ka dhënë porositë e tij. Kreu i qeverisë ka zgjedhur Pogradecin për të mbajtur takimin.

Që në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te procesi i integrimit në BE, pas çeljes së negociatave.

“Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë janë një e përpjetë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik qoftë si i zgjedhur apo i besuar në të gjithë piramidën e administratës shtetërore, dhe për vetë shoqërinë e komunitetet, qeverisjen vendore, bashkitë dhe njësitë administrative, flasim për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.

Kjo nuk është uniforme në aspektin e cilësisë është e larmishme kemi bashki shembullore, kemi bashki që janë të mirë dhe disa që janë problematike. Të qenit të tilla është të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush.

Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qen krenar. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare.

 

Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku, Belshit.

Ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë ju kanë besuar njerëzit.
Dy bashkitë nuk kanë pasur ndonjë avantazh kanë qenë dhe janë të disavantazhuara sepse pjesëmarrja e taksapaguesve lokale është shumë modeste.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveri, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë.

Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht.

Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. roli i çdo individi është vendimtar.

Një tjetër realitet i vështirë është Mati. Patëm një proces të dhimbshëm, të vështirë, sfidues, siç ishte tërmeti. bashkia më shembullore në të gjitha bashkitë, është Shijaku. Sikur të ishte bashki europiane. Kanë ça të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Tirana dhe Durrësi kanë kohë për të nxjerrë nga kapacitetet e tyre të natyrshme. Janë çështjes vullneti dhe durimi. Shqiptarët kanë qenë të varfër, por nuk kanë qenë pisanjos. Tani kjo situatë flet shumë jo për çfarë u bë, por sa gjynah se ka akoma zona dhe pjesë ku ka pisllëk.”, tha Rama.



31 Comments

  1. Partija i ka denuar gjithnje armiqte e dishuar per veprimtari armiqesore.
    Pietja eshte, cfare gjumi ben shoku Dritan? Nje si hapur e nje millur? Apo gjume mikroborgjez?

    Rrofte uniteti Parti-Patronazhist!

  2. I cuditshem fakti qe Leli pavaresisht presionit te Rames nuk e dha dhe nuk po e jep doreheqjen…. te jete kaq trim valle ??I cuditshem edhe fakti qe Rama ne ndryshim nga rasti I kryebashkiakut te Vlores para ketij te cilin e coi ne prokurori dhe Baftjar Zeqos se Fierit qe gjithashtu e coi ne prokurori per ta detyruar te mos kandidonte , Lelin mjaftohet duke e “inventarizuar” si gjumash dhe nuk I gjen ndonje vegje penale sic jua ka bere gjithe rebeleve te tjere.
    I vetmi shpjegim llogjik duhet te jete qe : duke qene se Lelin e di tere Vlora qe qihet ne bythe dhe kryeministri ka pervoja te ngjashme dhe te hershme me qirjet ne bythe ( e kush si ka degjuar ne Peze renkimet bythore te kryeministrit me Dashnor Pezen ) Leli duhet te kete dokumentuar ndonje orgji tek e tek me kryeministrin dhe ndaj tani se rruan karin sepse po te doje I plas bomben .
    Muhabet bythqirash nga fillimi ne fund !

  3. keshtu duhet terrhiqi vemendjen te nisin punen se tani nuk ka kohe per pushim, duhet te punojm akoma me fort ta bejme vendin me te mire

  4. mbledhjet me kryebashkiaket e bejn punen tuaj sa me transparente per ne, dhe sa per lelin te nisi te punoj se sesht koha e gjumit letargjik

  5. Ben shume mire qe i kritikon dhe i terheq veshin sepse jane aty per ti sherbyer qytetareve dhe duhet ta bejne kete ne menyren me te mire te mundshme

  6. me vjen keq qe vlorene ka marr ne dore nje dembel pasi vlora nje qytet kaq i bukur duhet qe te punohet perdite per ta mbajtur paster por dhe per shume probleme sidomos dhe tani ne sezon turistik

  7. duhet ti terheqe vemendjen te gjitheve pasi duhet te japin maksimumin e duhur per ti ofruar qytetareve sherbime me te mira

  8. i vetmi qe nuk i kursen kritikat kur dikush nuk e kryen punen sic duhet, pasi zoti Rama gjithmone deshiron me te miren per qytetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *