• |
ide | kryesore

VIDEO+FOTO/ Përleshje masive mes shqiptarëve dhe romëve në Selanik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke raportojnë një përleshje mes dhjetëra personave të komunitetit rom dhe një grupi shqiptarësh të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.

Sipas të njëjtave burime gjithçka ka ndodhur për shkak se miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin. Më pas janë rrahur me njëri-tjetrin edhe familjarët e tyre.

“Protothema” shkruan se fillimisht ishin gratë që u kapën mes tyre ndërsa gjithçka precipitoi ku në sherr u përfshinë më shumë se 20 persona. Në sherrin që zgjati rreth një orë janë përdorur gurë, shishe dhe sende të tjera.

Banorët kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje me forca të shumta. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 2 persona. Policia tha se arrestoi 4 persona. ©LAPSI.al

20220721_223125_1_ 20220721_223139_0_ 20220721_223149_0_ 20220721_223217_0_ 20220721_223219_0_ 20220721_223227 20220721_223236 20220721_223239 20220721_223514 20220721_223830

20220721_223902



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *