• |
ide | kryesore

Casemiro trondit merkaton: “Neymar? Nëse Psg nuk e do e marrim ne”

-Instant, Sport



Fjalë të destinuara të bëjnë njerëzit të flasin dhe të gjenerojnë thashetheme të tjera për merkaton, ato të thëna nga Casemiro, mesfushori i Real Madrid, që foli për Sport TV në lidhje me bashkatdhetarin e tij Neymar dhe zërat që e shohin të largohet nga Paris Saint-Germain.

Braziliani i Blancos ka folur për thashethemet mbi lamtumirën e mundshme nga Franca të sulmuesit që në realitet gjithmonë e ka mohuar mundësinë e largimit nga skuadra e tij aktuale. Në një përzierje ironie dhe serioziteti, Casemiro jo vetëm që mbrojti vlerën teknike të O’Ney, por hapi një dritare të bujshme për ta parë atë me ‘camiseta blanca’…

Pyetjeve mbi bashkatdhetarin e tij, mesfushori iu përgjigj: “Neymar mund të luajë në çdo klub në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron atë, e merr Real Madrid. Në rregull?”, tha lojtari i Merengues.

Mbetet për tu kuptuar nëse mund të ketë vërtetë një lëvizje të spanjollëve për atë që do të ishte një operacion i bujshëm i merkatos së transferimeve, duke marrë parasysh edhe të kaluarën e Neymar në Barcelonë, skuadra rivale e Realit prej gjithnjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *