• |
ide | kryesore

Finesa e Di Marias, veshja e Locatellit dhe emri i ndryshuar i Vlahovic: Pogba zbulon shokët e rinj dhe bisedën me Dybala

-Instant, Sport



Paul Pogba zbuloi një prapaskenë të merkatos në lidhje me Paulo Dybalan, i cili u largua me parametër zero nga Juventusi dhe më pas u transferua në Romë: “Kam biseduar shumë me Paulon, e pyeta pse nuk po qëndronte këtu për të luajtur pak më shumë së bashku”, ka rrëfyer francezi për Dazn – Mu përgjigj se tashmë ishte larguar dhe se duhej ta kisha telefonuar më parë… Por ne gjithmonë bëjmë shaka… Unë dua që ai të jetë i lumtur, mu duk i lumtur me zgjedhjen që bëri për të shkuar te Roma”.

Dybala dhe Pogba luajtën vetëm një sezon së bashku, në 2015/16, por menjëherë krijuan një marrëdhënie të shkëlqyer miqësie, e cila vazhdoi edhe në vitet kur mesfushori francez ishte te Manchester United. Në fillim të verës ata kaluan disa javë pushime së bashku në Miami, atëherë kur lamtumira e Joya me Juventusin ishte e kryer. Tani Paul po njihet me shokët e tij të rinj: “Vlahovic më befasoi, është shumë i fortë. Unë e quaj Du-du, se është më e lehtë se Dusan – rrëfeu Pogba -. Edhe Chiesa, kur e pashë, më bëri përshtypje, është i ri dhe shumë i talentuar. Di Maria? Fideo është një lojtar shumë i fortë, ti e di se çfarë ka ndërmend të bëjë, por nuk arrin kurrë ta kapësh kur shkon nga e majta, ai e prek topin shumë herë, është një fenomen. Locatelli është një lojtar i madh, unë e quaj ‘Super class’ sepse luan me klas dhe ka shumë edhe jashtë fushës, për mënyrën se si vishet dhe lëviz”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *