• |
ide | kryesore

Video/ Inter befasohet në fund nga Lens: Openda i jep trishtimin e parë Inzaghit

-Instant, F1, Sport, Video



Interi i Simone Inzaghit del i mposhtur në miqësoren e tretë të verës. Në Francë, kundër Lens, zikaltërit bien 1-0 në fund të ndeshjes: në minutën e 90-të, në fakt Openda shënoi golin vendimtar. Pjesa e parë pa shumë emocione: asnjë nga dy skuadrat nuk mundi të gjejë golin e avantazhit. Në pjesën e dytë Interi rriti ritmin dhe, në disa raste, iu afrua avantazhit me De Vrij, Lautaro dhe Lukakun.

Pas ndeshjeve kundër Luganos dhe Monakos, Interi humbi 1-0 ndaj Lens në miqësoren e tretë parasezonale. Simone Inzaghi ndryshoi disa lojtarë dhe la në pankinë Asllanin e dyshen e sulmit LuLa: në vend të tyre, Brozovic, Dzeko dhe Correa. Nisja më e mirë në startin e ndeshjes ishte e francezëve që treguan një kondicion më të mirë atletik se zikaltrit.

Mundësia e parë ishte pikërisht për Lens, me Fofanën që goditi fluturimthi në shtyllën e afërt dhe e detyroi Handanovic të devijojë. Zikaltrit e patën të vështirë të bëheshin të rrezikshëm përpara dhe që shfaqen në sulm pas gjysmë ore me një kombinim të mirë mes Correas dhe Barellas: topi ishte shumë i gjatë për mesfushorin dhe pre e lehtë për t’u kapur nga portieri francez. Dy minuta më vonë Lens kundërsulmoi, duke impenjuar edhe një herë Handanovic, sërisht i vëmendshëm të grushtonte goditjen e Sotoca, përpara se të kapitullonte në fund ndaj devijimit të Openda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *