• |
ide | kryesore

Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit?/ Vjen reagimi i parë nga zyra e Ilir Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të njoftimit të Autoritetet të Dosjeve se një politikan i profilit të lartë me iniciale I.M. kishte rezultuar bashkëpunëtor kanë qenë disa prej portaleve që e lidhën atë me ish-Presidentin Ilir Meta.

Të parin reagim i bëri Tedi Blushi, anëtar i Komitetit Organizativ të “Partisë së Lirisë” dhe ish-këshilltar më mediat i Metës si President.

“Ha Ha Ha…🤣 Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit. I bëjmë thirrje autoritetit të dosjeve të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe!

Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet” – shkruan Blushi. ©LAPSI.al



12 Comments

    1. Hë spiuna e bij spiunash, po tani ?
      Apo, ha një lugë çorbë të prishur dhe vill gjithë jetën…..
      Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma…..
      Së shpejti pritet të publikohet dosja e Sali Ram Berishës, ( SRB ) nga Britania e Madhe, si spiun i UDB dhe KGB.
      Kështu që filloni e vrisni veten që të mos e dëgjoni këtë lajm.
      Oo, koja nonën shqipe. Hajt e Duro Ramutin deri në vitin 2033…..

      1. sipas Dritan Priftit, kjo tregonte edhe frikën e Ilir Metës për t’u përballur me të vërtetën.

        “Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij”, tregonte ai në deklaratë.

        Ndërkaq, Prifti shtonte se ky spiun që në bangat e shkollës, arriti ndër vitë të bëhet Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit

  1. Ata qe e bene Meten Kryeminister, Kryetar Kuvendi dhe President te Republikes, ku kane qene keto vite?!

    Fakti qe nuk gjeten asnje mjet per ta hequr nga politika i coi ne nje akt qesharak te Autoritetit pa autoritet, me shprese qe ky skenar i thurrur me urgjence te mund te carmatose opoziten, pas dy non gratave per Berishen.

    Hall te madh paskan skenaristet…

    1. pas 32vjetesh,cdo perlyerje,baltosje e njollosje,eshte qesharake dhe e qellimshme.prioritet eshte vetem largimi i psikopatit dhe kurvave qe e ndjekin.

  2. Sikur ky lajm te jete i vertete , verteton dhe nje here tezen qe ky vend nuk behet.
    Duke bere lidhje me konventen e LSI, kush e ka ndjekur sadopak vihej re nje Mete i shperfytyruar, nervoz, qe fliste percart.
    Dicka e mundonte. Kishte humbur ekujlibrin kthjelltesine. Kam frike se do dal lajm i vertete.
    Nuk shprehet kot dhe shpejt autoriteti i dosjeve.

  3. Te kalben ne burg ! pa piken e turpit ngre edhe 2 gishtat lart Te betuar ne rrugen e tyre te kuqe flake edhe ai tjetri qe qe na thot se le politiken NE BURG Te VENE TE DY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *