• |
ide | kryesore

Autoriteti i Dosjeve i kthen përgjigje Partisë së Lirisë: Ndiqni rrugën ligjore!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklaroi se mbetet në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara.

Kjo, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Sipas institucionit, rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore.

Reagimi i Autoritetit të Dosjeve erdhi pas kërkesës së Partisë së Lirisë për të zbuluar se kush ishte identiteti i politikanit të lartë me iniciale I.M.

Referuar kërkesës së PL-së, institucioni vëren se kushdo duhet të ndjekë rrugën ligjore “për informim”.

Gjatë kësaj kohe, vëren autoriteti, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni.

Autoriteti ka përgënjeshtruar përmes njoftimit zyrtar gjithashtu lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm.

Këto të fundit, shtoi institucioni, janë pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Në përmbyllje, autoriteti sqaron se nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën e saj.

Reagimi i Autoritetit të Dosjeve:

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli me njoftim zyrtar më 26 korrik, mbi problematikat në verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, funksionarëve të lartë publikë dhe të zgjedhurve qendrorë e vendorë, informacione që iu përcollën, me propozimet përkatëse, Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni. Autoriteti përgënjeshtron lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm, (si ai nr. 227, datë 27.05.2022) pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.

Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, mbrojtje të të dhënave që përbëjnë informacion të klasifikuar dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore.

Institucioni është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët.



6 Comments

  1. Por kur nuk jane “objekt verifikimi”, perse ja keni derguar kuvendit dhe bete gjithe kete zhurme mediatike?
    Kjo me ngjan me rastin e Griseldes, per te cilen Uriah Hipi dergoi letra deri ne Bruksel e Washington.

  2. Shashke e veliajt..bejne mire ta kene fut FT mire ne “dare” se po qe ai qe mendoj e njof un do dalin super bllof.

  3. Griselda 2.0 veliaj eshte nje gjarper i ndyre mashtrues i lindur. Ju thash do dalin bllof se Filipi do thote qe nuk ishte Likja qe me spiunoi. Shkoni fshini bythen tani me autoritetin e dosjeve.
    Maskarenjt qe mbajten gramoz rucin vrasesin e qindra te rinjve ne kufi bejne si te indinjuar. Njesoj si amerikanet qe mblodhen komunistet me kuc e me mac ne boston e rrethina me ramizin ne krye dhe shpallin non grata s berishen. Ktu esht bot cudirash vk komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *