• |
ide | kryesore

Parakaloi dhe humbi kontrollin, furgoni merr zvarrë makinën në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit
sigurimit,



Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Gjykatës së Beratit. Një furgon ku udhëtonin 10 turistë çek ka marrë zvarrë për disa metra një mjet ‘Volkswagen’ që drejtohej nga një femër.

Furgoni ku udhëtonin turistët çek ka parakaluar me shpejtësi mjetin ku po udhëtonte vajza, në një aks nuk nuk lejohet parakalimi,dhe kur është gjendur përballë me mjete të tjera e goditur Vokswagenin në krahun e shoferi. Pasi e ka tërhequr disa metra, të dyja mjetet kanë ndaluar.



1 Comment

  1. Njē aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Skrapar në vendin e quajtur Gjykata e Beratit. Një mjet tip “Volkswagen” e drejtuar nga një shofere vajzë ka hyrë në mënyrë të parregullt duke prerë rrugën dhe goditur furgonin me turista çekë.

    Menjëherë vetë turistët kanë njoftuar policinë, e cila është gjendur për pak minuta në vendngjarje duke kryer matje dhe gjetur detaje për shkaqet e këtij aksidenti.

    Fillimisht mësohet se shoferja e automjetit ka tentuar të largohet nga vendngjarja. Nga kjo përplasje ka vetëm dëme materiale.

    Korigjoni lajmin se e keni shkruar tjeter per tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *