• |
ide | kryesore

Blinte vota me para, SPAK kërkon 1 vit burg për kandidatin e LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ky i fundit u filmua ndërsa jepte para në këmbim të votave.

Po ashtu, një vit burg u kërkua edhe për Elis Babon, personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i ka dhënë paratë Joka. Ndërkohë, vetë ish-kandidati për deputet, përmes avoktatit të tij deklaroi se gjithçka ka qene e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako, i cili është arrestuar për inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtarët e Jokës në zgjedhje.  Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.



3 Comments

  1. Qeveria , zograf, lali i fiqve , ju patronazhiste dhe lepires pushteti , spak e kushdo qofshi , jemi mbi 1milion qe e urrejme qeverine . Na vrisni dot te gjitheve

  2. Ky Spaku është nji grupim derash që duhet dërguar para drejtësisë për shpërdorim detyre dhe lëpirje të rilindjes

  3. Ne Partia e Liris. Mbeshtesim spak ne luften ndaj shit blerjes se votes. Dhe pergezojm drejtesin e re, qe vuri drejtesi ndaj nje matrapazi qe blinte vota per subjektin LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *