• |
ide | kryesore

Meta për përfshirjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-sigurimit: E di burimin e kësaj intrige

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot në një konferencë para gazetarëve se Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi për përfshirjen emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

Ai tha ky është një akt i orkestruar dhe se i di autorët, teksa shtoi se bëhet për të hequr vëmendjen nga vjedhjet dhe skandalet e qeverisë.

“Absolutisht që Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që bëhet jo në emër të kujdesit për të kaluarën, por bëhet me metodat më të shëmtuara të ish-sigurimit për të spostuar vëmendjen nga grabitjet e llahtarshme dhe nga dështimet katastrofike të qeverisjes së vendit dhe për të mbajtur në shantazh deputetë, politikanë, biznesmenë, etj.

 

Mund t’ju them që është një përgjegjësi e madhe e autoritet të konfirmuar si i manipulimit kriminal të dosjeve që po përmenden emra në publik, të cilët dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët e tyre. Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin, por të kujdeset të moslëndohen viktimat e asaj periudhe.

Autoriteti i Dosjeve e di se jo vetëm Ilir Rexhep Meta s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit se është e provuar në 1996, në kohën e të madhërishmit Berisha e në komisione, por ata e dinë kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje.

Ashtu sikurse ata që kanë orkestruar këtë skenar e dinë që Ilir meta s’ka jetuar në konvikt e s’ka pasur mundësi të spiunojë ndonjë shok në konvikt, sepse Ilir Meta edhe i ndjekuri, që është ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit, këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën sepse s’kishte në plan Meta të arratisej në atë kohë, por të dilte me 10 dhe të qëndronte pedagog në fakultet.
Ata të Dosjeve do të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e rëndë që kanë bërë dhe në atë shkresë të turpshme që i kanë dërguar Kuvendit dhe do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit e me radhë. Dosja e kishte shumë të lehtë nëse kishte indicie, sepse Ilir meta në çdo rast, ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë që s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nëse Dosjes i dilte një fakt tjetër kishte të drejtë të padiste.

Ky rast tregon sesa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa një djalë i ri në pandemi del të blejë cigare dhe e vrasin dhe më pas ia lënë fajin viktimës.

Ata do mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë çështjeje dhe po studiohet. Jam 1 mln përqind i pastër, e dinë shumë mirë këtë gjë, e dinë historinë. E di burimin e kësaj intrige për të manipuluar opinionin publik”, u shpreh Meta.



13 Comments

  1. Po i plas kjo ndyrësi që gatuan në fytyrë Rivdekjes. Kaq trash dhe idiotësisht e sajuan sa edhe nje fëmi i vogël e kupton lojën.

    Ne protesta e gjith opozita e bashkuar derisa të shporren komplet keta kriminelë të kuq.

  2. Genje pa fund se dicka ngelet kjo esht moto e shkerdhates fiqshites. E thash qe ne fillim griselda 2.0 do dali bllof

  3. Do jesh burri me i ndyre ne bote nese me vone kur te keshe mundesite te mos e çosh kete kurven e gjate ne burg .
    Po e bere hallall te qofte , po nuk e bere e opaç harram gjithçka .

  4. KANE KAPUR GJITHÇKA DHE BEJNE INTRIGA AQ BAJATE SAQE PARA NJE DILETANTI JANE NJE ZERO ME XHUFKE . E KUPTONI TANI SE PERVEÇ REVOLUCIONIT , NE KUPTIMIN E MIREFILLT TE FJALES , KETA HORRA NUK I LARGON DOT ASGJE . FJALET JANE FUKARALLIK DRUJA BENE PUNE ME KRIMINELE TE TILLE

  5. Pregatit popullin per revolta , ne shtator “armet” ne krah dhe ja palloshi ja ne, rruge te mesme nuk ka

    1. Ke popull, o trim.
      Do dalesh ti dhe nja 500 veta ne male. Kurse likia me saliun do drejtojn revulucionin nga lalzi.
      Jeni ber per gjynah.
      Nje pyetje retorike, se mos kthjellohesh….. Di ti ndonje shtet te natos, qe eshte ber ndonje revulucion.
      Kthjellohu Kthjellohu Kthjellohu.
      Gjum tani.

  6. Jo nje tubet me salce,por Lindita Nikollesmduhej t’i hidhej nje kavanoz i madh me salc,kur ishte ministre e arsimit,ndersa sot,si kryetare e parlamentit,duhet te merret e te zhytet e tera ne mut.Nje idiote jo vetem pa dinjitet,por e perkulur deri ne budallallet,sepse e din,se ndryshe,per kapacitetinqe ka (dhe qe ajo e njeh realisht vehten),nuk vlen per asgje!!!!

  7. Une i pa emer per te paemrin e 16:47.
    Di ndonje vend te NATO-s,qe drejtohet nga ndonje tip i frustuar si Rama,bashke me “Tironsin” nga Terpani(Br) qe shkelin cdo ligj te atij qe quhet shtet?
    Di ndonje shtet te NATO-s qe eshte nxirre ne cdo raport nderkombetar?
    Hajt se do kthjelloheni edhe ju kur ta shihni,qe s’ka jelekverdhe vetem Franca!

    1. Cfar pyetje bera. E cfar pergjigjet, dikushi.
      Pergjigja jote eshte politike.
      Ato c ka the jan deshirat e tua si mbeshtes te nje krahu.
      Un si mbështetës i krahut tjeter, nuk i mare parasysh. E drejta ime. Si ke dhe ti te drejten tende.
      Por po te them serish, te kthjellohesh, e te pergjigjesh, nese do.
      Edhe njeher. Njef ndonje shtet te natos te ket ber kryengritje?

      1. Ore byrazer !
        Sipas teje nuk paska asnjë shtet të NATO-s ku të ketë protesta të fuqishme popullore ,me përmbajtje politike.
        Pa shkuar në Francë, Greqi e gjetkë, po të përmend se në SHBA që udhëheq NATO-n pati protesta deri të dhunëshme të miliona simpatizantëve të partisë republikane e ish presidentit Trump, kundër manipulimit të zgjedhjeve të fundit nga Partia Demokrate amerikane.

        Në çdo vend demokratik të botës, përfshirë edhe vendet e NATO-s, janë protestat e qytetarëve që ruajnë ekuilibrin politik e frenojnë abuzimet korruptive të qeverive e pse jo detyrojnë qeveritarët të japin dorheqjen e të kryhen zgjedhje të reja..

        Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, kanë kaluar 78 vite.
        Italia që rrëzoi diktatorin Musolini duke e varrur nga këmbët, ka ndruar thuajse 70 qeveri , pikërisht nga liria që të jep sistemi demokratik për të ndruar qeveritë që nuk ju përgjigjen kërkesave të shumicës.

        Ti kujton se mund të bësh karshillëk me “mendimin ndryshe” në preferencat politike duke e quajtur këtë si liri demokratike.
        Jo mor birçe jo.
        Është krejtë tjetër gjë mendimi politik ndryshe, e krejtë një gjë tjetër që ti dalësh në mbështetje krimit e korrupsionit.
        Kodi penal i Shqipërisë i marë nga kodi penal i Europës demokratike, dënon me burg si kriminelin e të korruptuarin, ashtu edhe ata që mbështesin apo fshehin krimin e korrupsionin

  8. nuk eshte intrige po e vertet o katunar Cepani Ti dhe Sali Berisha keni qene spiune te sigurimit shtetit dhe tani jeni dhe agjente te Serbise dhe Rusise dhe cmimi qe do paguani do jete shume i larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *