• |
ide | kryesore

Berisha: Rama u rreshtua me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama për qëndrimin që ai mbajti pas tensionit në Kosovë. Berisha thotë se ngjarja pati një reagim të fuqishëm ndërkombëtar duke filluar me NATO nëpërmjet KFOR-it që “deklaroi se ishte e gatshme te nderhynte ne rast se rrezikohej stabiliteti i Kosovës”.

Berisha citon më pas reagimet e BE dhe SHBA si dhe forcat politike shqiptare që u rreshtuan në krah të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa thotë se kryeministri Rama qëndroi në krah të Vuçiç dhe Putin.

“Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rreshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit, Edi Rama.

Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre” – shkruan kreu i PD.

Berisha thotë se edhe thirrja e Ramës për Beogradin që “të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës” është e papranueshme.

“Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij” – shkruan Berisha.

“Po keshtu, me kete deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thote Aleances se Atllantikut te Veriut se u nxitua me deklaraten e KFOR-it per gadishmerine per te vendosur stabilitetin ne Kosove, se ate nuk po e kercenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marreveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.

Me kete rast, duke mbeshtetur plotesisht qeverine e Kosoves, qendrimin e NATO-s, BE dhe SHBA denoj me forcen me te madhe provokacionet e uleta te serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit te tij, tradhetarit te kombit shqiptar Edi Rama” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al


7 Comments

  1. Sa budallenj jan keta amerikanet. Mbajn per aleat nje si rama qe eshte me putinin.
    Dhe perjashtojn degjenerojn shkerdhej dhe syrgjinosin e damkosin me non grata, lexhenden sali.
    Apo jo o sali????

  2. e dine shqiptaret ,e di DASH qe ti je agjent serbo-rus o pleh Vucidoli….Kot i ke gjithe keto karlliqe qe flet se je leter e djegur dhe ne pidh te Sheqeres do perfundosh

  3. O Sale nje pordhe te degjohet diku e ti me deklarata ku ka tradhetar, spiuna, antiparti e pa fund sajesash qe vetem nje i çmendur mund te kete te tille fantazie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *