• |
ide | kryesore

I arrestuar dhe më parë për dhunë në familje, shqiptari masakron me thikë gruan në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi ku një shqiptar ka masakruar për vdekje gruan e tij. 49-vjeçari me origjinë shqiptare mësohet se ka goditur disa herë në gjoks dhe qafë me thikën e kuzhinës gruan e tij, 41 vjeçare, duke e lënë të vdekur, në shtëpinë e saj në Zakynthos.

Mediat greke bëjnë me dije se autori i krimit është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ai mësohet se ka pasur konflikte të shpeshta me bashkëshorten e tij pasi dyshohet se ka qenë xheloz ndaj saj.

Kjo pasi ai ishte arrestuar dhe më parë për dhunë ndaj saj dhe ndaj viktimës ishte dhënë një urdhër mbojtje. Çifti ka qenë i ndarë, por së fundmi duket se 41-vjeçarja e ka lejuar ta vizitojë dhe të qëndrojë në shtëpinë e saj. Ata kishin tre fëmijë, dy të mitur, ndërsa djali i rritur jetonte jashtë Zakynthos, raporton media greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *