• |
ide | kryesore

“Nuk e vrau varka, por shteti” protesta pas vrasjes së Jonada Avdiajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Qenë të shumtë qytetarët që dolën në rrugë duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Jonada Avdiajt në Potam nga polici Arjan Tase që drejtonte një skaf fare pranë bregut.

Protesta u mbështet edhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ndërsa rrjetet sociale prej ditësh u pushtuan nga reagimet e forta nga qytetarët.

Në duar protestuesti mbain pankarta ku shkruhej “nuk shkojmë në det, sepse shteti të vret” apo moton e protestës “nuk e vrau varka, por shteti”.

“Këta e kanë vrarë. Kërkojmë që atje ku ka shkuar Jonida të shkojnë dhe këta. Nuk kena shtet, kena pushtet, këtu vriten dhe priten njerëzit. Është kulmi me marrë një jetë një i droguar, ka qenë i droguar ai” u shpreh një protestuese.

Një tjetër qytetare u shpreh: “Arsyeja është pasiguria që ne kemi dalë. Në çdo qytet që të shkosh ndihesh i pasigurt. I shpreh ngushëllimet familjes, jam nënë vetë dhe e ndiej akoma më shumë dhimbjen”

Protestuesit u afruan për në oborrin e pasëm të ministrisë dhe u ndaluan nga një kordon policie. Për pak minuta pati edhe përplasje mes tyre dhe uniformave blu.

Pas thirrjeve për dorëheqje në Ministrinë e Brendshme, protestuesit u zhvendosën drejt kryeministrisë, ku një natë më parë u ndezën qirinj për vdekjen e vajzës 7-vjeçare.

Protestës iu bashkuan edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet menjëherë nga detyra, natyrisht, kjo duhet të ketë një kusht që ministri të ketë moral” tha Berisha.

Por ndërsa afrohej pranë protestuesve, Berisha u ndesh me një qytetar që i kërkoi të largohej.

“Janë ata që sa herë bien ngushtë kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit” u shpreh Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua protestuesve bashkë me djalin e tij.

“Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Klodian Rasha, se si mund të vritet një djalë 25-vjeçar se doli të blej cigare.

Mjafton të shohim si u manipulua ngjarja nga shteti për të paraqitur djalin si vrasës. Duhet të bëhet një hetim i plotë për ngjarjen, për të kuptuar që nuk kemi të bëjmë me shtet por me një bandë kriminale” tha Meta.

Opozita e ka nxitur protestën dhe iu është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministrave, por nuk ka marrë përsipër drejtimin e tubimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ngushëlloi familjen Avdia sot për humbjen e vajzës së tyre Jonadës.

Ndërkohë, prokuroria rëndoi akuzat për policin e arrestuar Arjan Tase. Fillimisht policia i dërgoi materialet për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Por prokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e policisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjeçares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë “arrest me burg”./Lapsi.al



23 Comments

    1. Amin. Faleminderit njerëzve që morën pjesë në protestë. Vetëm duke u ngritur mund të shpresohet për ndryshime. Këta në pushtet jan si morrat, vetëm thithin gjak.

  1. E keqja eshte se kjo farë e shpifur qe eshte ne pushtet nuk merr vesh me protesta te tilla paqsore.
    Keta duhen djegur per se gjalli.
    Vetem shfarosja e kesaj fare re shpifur komuniste e shpeton ate popull nga vjedhja dhe poshterimi qe po i behet.
    Respekt te pafund per te madhin e kombit PROF DR. SALI BERISHA

  2. Une isha ne proteste dhe kam ndergjegjen ne vend me aq sa mund te kontriboj per te protestuar ndaj vrasesve me pushtet dhe per shpirtin e Jonades.

  3. Sali Berisha e Ilir Meta kanë shtrënguar sërish duart, të shoqëruan nga enturazhi i ri. Qesharake ose jo, gjykojeni vetë. Por janë po të njëjtët që qeverisnin bashkë kur vranë katër protestues me pushkë. Jo me skaf!

    Pasi i vranë, njëri i quante horra agjentë me çadra pistoletë, e tjetri kokëpalarë!Pse nuk protestuat dhe per aksidentin ne rrogozhine sot o shpellkare te dyshes salih metaj agjentet spiune qe ju kane perdhunuar njelloj si enveri

  4. E dini ç’do ndodhte në Athinë po të kishte ndodhur një tragjedi e tillë? E mbani mend ç’u bë në greqi kur u vra ai adoleshenti? E dini po nuk e arrini dot demokracinë e greqisë. E në fakt prandaj u pranua në BE Greqia, edhe pse mashtroi me bilancet ekonomike. Është shtet demokratik, social për pensionistët dhe për popullin në përgjithësi. Pse nuk flet SHBA kur digjet Athina nga protestat? Pse nuk e nxjerr shoqërinë civile atje si non grata apo terroriste, apo qoftë dhe opozitën si të tillë? SHBA dhe BE e kanë parë me vëmendje ça lloj opozite leshi e ça lesh shoqërie civile non egzistente ka në Shqipëri. Është gjithshka një teatër i shëmtuar, ku në prapaskenë hidhet para e madhe. Protesta qesharake 1 apo 2 orëshe dhe pastaj në shtëpi, e mirupafshim në takimet e ardhshme. Shanin Lulin dhe janë më keq si opozitë, më të kastruar. Saliut dhe Metës iu duhen thjesht të jenë deputetë e bashkëkryetarë opozite sa të kenë jetë, s’ka rëndësi të mos vinë më në pushtet. Mjafton të kenë pushtet opozitar (jo-qeveritar), që mos t’ua marrë njeri pasuritë, e mos t’i ndjekë askush penalisht. Shikoni me vëmendje çfarë opozite janë dhe e kuptoni që janë totalisht të kastruar e të trembur.

    P.S: Shqipëria e nepotizmit, kleptokracisë, mungesës së meritokracisë, mungesës së drejtësisë. Shqipëria vendi ku vendet e punës shpërndahen me mik, militantizëm, rryshfet dhe kurvllëk, sidomos në shtet. Shqipëri të kam dhjerë, u udhëhoqe nga bastardët komunisto spiuna përherë.

  5. Armina Mevlani: S’e dija fare se kush ishte Shkëlzen Berisha. Më pëlqeu nga pamja që në momentin e parë,dhunen e shpellkareve greke mos na e shit per demokraci o shpellkari i spiunit serb salih metaj,demokraci eshte vota dhe vetem vota o spiuni salihut

  6. Jam nje OJQ demokrate dhe mu keput shpirti kur pashe Vrases me fytyre engjelli.
    Mjere atij qe i ha butha dhe se per keta je i vdekur me cifteli apo kitarre.
    Oh sa me dhimpsesh Keti….

  7. Raporti i DASH “masakron” Berishën, i kujton sulmin ndaj selisë së PD dhe vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar

  8. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

    E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *