• |
ide | kryesore

Sezoni i dështuar/ Rama heq Çuçin e turizmit dhe fluturon drejt Antalias

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Më shumë se reflektim për një sezon turistik të dështuar, largimi nga detyra i zv.ministres së Turizmit, Ornela Çuçi ngjan më shumë një përgjigjeje cinike që Rama i dha opozitës, e cila kërkoi shkarkimin e Blendi Çuçit të Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit i vunë ultimatum ta shkarkonte Çuçin brenda 48 orësh dhe Rama, Çuçin u dha, me disa orë vonesë.

Në fakt, shkarkimi zv.ministres së turizmit Ornela Çuçi në kulmin e sezonit turistik duhej të ishte një shenjë reflektimi. Si rrallë herë në gusht, këtë vit u panë plazhe të boshatisura nga veriu në jug.

Gjatë ditëve të javës në Velipojë, në Shëngjin në Dhërmi, Jalë apo Himarë pushuesit qenë më të paktë, ndërsa disa aksidente me mjetet lundruese shtuan pasigurinë.

Por reagimet që lëshoi qeveria, duket sikur vijnë nga një planet tjetër.

Si aliene tingëlloi deklarata e Ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, e cila pretendoi se i kishte kthyer rrugën turistëve këtë vit nga Greqia për në Shqipëri.

Është shumë interesante fakti që praktikisht shumë fluks të cilat shkonin drejt Greqisë, po kthehen drejt Shqipërisë, për shkak të klimës së përafërt” u shpreh Kumbaro në një deklaratë që frymëzoi disa meme në rrjetet sociale.

Po kaq jashtë realitetit ishte edhe Rama kur në reagimin për vdekjen e Jonada Avdisë në Potam, tha mes rreshtave se ky këtë vit ishte edhe “sezoni më i qetë e më i sigurt, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër”

Rama kishte fshirë nga memoria se para se polici me skaf t’i merrte jetën vogëlushes 7-vjeçare në Potam, një tjetër skaf kërceu mbi trupat e një çifti në bregun e Jalit, ndërsa një tjetër pushues u plagos në Jonufër të Vlorës dhe ende nuk ka dalë nga spitali.

Si përherë qesharak ka qenë kryetari i Bashkisë, Eron Veliaj, që propagandën e pompon aq fort, sa kalon në absurditet. Kështu sipas një raporti që shpërndau bashkia në media, agjencia me emrin “Forward Keys” e renditi Tiranën të dytën mes destinacioneve të preferuara europiane për numrin e prenotimeve nga turistët e huaj.

“Edhe pse nuk ka plazhe, Tirana lë pas qytete bregdetare europiane të konsideruara si destinacionet më të famshme turistike të kontinentit, si ishujt grekë Mikonos e Rodos apo Selanikun, madje edhe Alikanten e Spanjës dhe Funkalin e Portugalisë” thuhej në raportimin e mediave pranë bashkisë së Tiranës. Rritjen më të madhe sipas këtij raporti e kishte Antalja e Turqisë.

Pikërisht në Antalja ka përfunduar kryeministri këto ditë. Fare pranë plazheve të Konia-s, ku do të kalojë disa ditë me ftesë të Erdogan.

Si sebep, Rama gjeti ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik. E ku ka më mirë se plazhet e Turqisë, për t’u çlodhur nga gjullurdia e sezonit turistik shqiptar, plot aksidente, ankesa për çmimet e larta dhe protesta në rrugë./Lapsi.al



20 Comments

    1. Me funderine, te paafte, pa edukate, harbute, mendjemadhe e kryelarte si kalliri bosh se kjo qelbesire femer, nuk gjen, natyrisht pas BALLUKUT

    2. Ka shkuar Tek Baba i Turqeve shqip foles për të bër planin për të ndertuare edhe disa Xhamija të tjera se pse dikush e ka informue Baben se Turqit shqip foles po ankohe se nuke kane sa duhet Xhamija as në Shqiprie as Kosove dhe duhet të ndertohen e CA të tjera . Por Turqit jane të zgjuare kane 30 vite që e rrepin kombin Shqiptare si në Shqiprie si në Kosove bashke me gjith politikanet tane hajduta. Turqit kane 30 vite që në Shqiprie që vjellin Tek galerit e bakrrit Tek hekuri në Elbasane teke rruget Tek telekomi Ku në ekonomine Shqiptare i gjen Turqit dhe politikanet shqip foles duke na vjellur prandaje jemi Ku jemi. Edhe në Kosove e njëjta gjë qymyrin, arportet e të tjera. Por am mbrojtjen dhe sigurine e kerkojme nga Amerkanet dhe Evropjanet. Ne për her si njerze ata që na kane vrare dhe vjelle i kemi dashtur. Si politikanet shqip foles si pushtusit ështe shume interesante pse?

          1. O kari , ju ta hani mune se jeni qe ne gjene ze gen kurvash o te qifsh gjyshen .
            kina nonen , india gjyshin , librin e shtepise ku ta kesh

  1. Doreheqja e zv. Ministres se Turizmit pas protestave ku kerkohet doreheqja e Ministrave Çuci e Kumbaro eshte per Portokalli.

    Me Ornelen KM i plotesoi kerkesat e protestuesve, sepse hoqi nga Qeveria nje Çuci dhe nje zv. Ministre te Turizmit.

    Keshtu te gjitha palet u respektuan….

  2. E shkreta, per ironi te fatit e hoqen nga aty, e cfare beri me keq se gjithe lukunia e te paafteve dhe tutkuneve te Rames?

    Dimri qe vjen do testoje sa mbajne Shqiptaret, se me sezon te deshtuar turistik, krize energjitike, cmime te larta te hidrokarbureve dhe lufte mes bandave jetesa e tyre do i afrohet standarteve me te larta te narkoshteteve te deshtuara..

  3. Ore jeni bo si ai qe kruante sumen dhe fytren me te njejten force.
    SHVEJKU eshte me simpatik se keto karrlliqe qe shkruan KY karuci I Bushatit.

  4. Përveç anës qesharake të këtij personazhi, që del në konferencë live në të gjitha televizionet për të denoncuar një skandal me kapele kashte në kokë, prania e tij rrëzon dhe bën ta pabesueshme çdo kauzë të opozitës.

    Kjo, pasi ai është një ndër njerëzit që akuzohet si i përfshirë në disa afera të rënda korrupsioni, duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në kohën që ky i fundit ishte kryeministër.Sezon i deshtuar ne himare dhermi drimadhas keta shpellkare turistike ne keto zona kujtuan se populli nuk ka ku ben plazh,velipoja plot durresi golemi plot shengjini etj

  5. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë investuar në një sulm të përqendruar kundër këtyre heronjve që në temperatura të larta po luftojnë çdo ditë me flakët.

    Por, e gjitha kjo i është kthyer në bumerang Sali Berishës dhe Ilir Metës, pasi qytetarë të shumtë në komentet e tyre në Facebook i akuzojnë ata si nxitës dhe urdhërues të vënies së zjarreve.

  6. Perfundoj propaganda dhe show me lugen bosh , tani eshte koha per llogaridhenie tek spaku .
    Koha e kurvave mavi mbaroi . Gjeja me e paeshtire mo merr tatepjeten , grmina po e pret .

  7. 32 vjet pas rënies së komunizmit, Ilir Meta do ta detyrojë Sali Berishën të bëhet luftëtar ekstremist i mbrojtjes së Sigurimit të Shtetit. Ky është një lloj shpagimi për gjithë pengmarrjen 32- vjeçare të Ilir Metës nga Sali Berisha, por nga ana tjetër dhe një goditje për ta bërë atë të pavlefshëm si politikan opozitar.Shiko karminen se mos ngel e Ve,zeni i salih metaj po ben gati plackat

  8. Koalicioni në kaos/ Meta po bën zëdhënësin e Balliut apo po i “rrëmben” Berishës shefin e organizimit në PD? Kreu i PL i poston fjalimin: Të lumtë Klevis….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *