• |
ide | kryesore

Ballkani i Hapur, 3 qëndrime në 3 minuta nga presidenti Bajram Begaj

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Momenti kur duhej t’i përgjigjej për Ballkanin e Hapur gazetarit të RTK-së, Bashkim Vishaj ishte edhe më i sikletshmi për presidentin Bajram Begaj, gjatë intervistës në përfundim të vizitës në Kosovë.

Në përgjigje lexohej përpjekja për të evituar konfliktin me kryeministrin Edi Rama, po aq sa edhe dëshira e mirë për të mos krijuar pakënaqësi të tjera tek politikanët e Kosovës. Prandaj Begaj u sorollat me pak mundim për të gjetur fjalët e duhura dhe si përfundim, doli me 3 qëndrime të ndryshme brenda 3 minutave, (nga min 15:00 deri në min 18:00) kur foli për Ballkanin e Hapur.

1) Siç kanë thënë dhe amerikanët…

Në 8 Qershor të këtij viti i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se e mbështet Ballkanin e Hapur si një projekt ekonomik, jo politik. Ai gjithnjë ka theksuar se nisma nuk mund të jetë e plotë pa gjithëpërfshirjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Pak a shumë te ky qëndrim u strehua presidenti i ri Bajram Begaj kur u përgjigj në fillim:

“Ballkani i Hapur nëse do të jetë një iniciativë, i cili do të mbetet siç është përmendur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në planin gjithëpërfshirës, me të drejtën sovrane të çdo vendi, me pjesëmarrjen e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me interesa qartësisht ekonomike, që do të bëjë të mundur shkëmbimin e lirë të mallrave dhe kalimin e lirë të njerëzve dhe do të bëjë heqjen e disa burokracive, them se duhet të përfitojmë të gjithë. Nëse përfitojnë të gjitha vendet është shumë e duhur. E di që Kosova dhe Shqipëria kanë qëndrime të kundërta për të por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin”

2) Në anën e Kosovës

Por në përgjigjen e radhës, presidenti Begaj doli nga argumentat “amerikane”. Ai artikuloi një qëndrim që në përmbajtje qëndron kundër shtysës pasionante që i ka dhënë kryeministri Rama projektit të Ballkanit të Hapur.

Ka qenë Rama që e ka shtyrë para projektin në sinkron me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, duke rënë dakort që me Kosovën, nuk bie dakort për këtë temë.

Krejt ndryshe u shfaq Bajram Begaj kur tha:

“Unë jam në atë që çdo iniciativë rajonale, kur ne jemi të gjithë bashkë dhe të gjithë shqiptarët janë bashkë them se duhet të përkrahet. Them se duhet pak kohë. Dhe duhet të marrim kohë. T’i diskutojmë gjërat hapur. Të konsultohemi me njëri-tjetrin dhe vendimmarrjet që duhet të marrim duhet të jenë të gjitha në interes kombëtar. Çfarë është e mirë për kombin shqiptar, ta vendosim bashkarisht, përpara se ta bisedojmë me të tjerët”

3) Mikpritje për Ballkanin e Hapur

Por i ngacmuar sërish nga gazetari i RTK-së, që kërkoi një përgjigje më të drjtpërdrejtë, Begaj tha se nisma e Ballkanit të Hapur për të është “e mirëpritur”. Ai iu referua si një nismë që kishte në thelb përfitime ekonomike për popullin shqiptar.

Nuk kishin kaluar as tre minuta nga përgjigjet e mësipërme dhe Begaj e mbylli këtë temë duke thënë:

“Çdo iniciativë rajonale, e cila ka në thelbin e vet përfitime ekonomike dhe direkte të mirëqënies së njerëzve apo të popullit të Kosovës apo të Shqipërisë, unë them se është e mirëpritur”.

Nuk ka nevojë për shumë vëmëndje për të dalluar kakofoninë që përcjell presidenti në vetëm tre minuta nga intervista. Është e qartë se Begaj nuk e ka të formësuar një qëndrim të vetin për projektin e Ballkanit të Hapur. As nuk ka ndonjë shqetësim mbi komplikimet ku e fut marrëdhënien Shqipëri-Kosovë nisma Rama-Vuçiç.

Meqënëse vjen nga jashtë politikës, ai bëhet për herë të parë pjesë e debatit. Për pasojë, shqetësim parësor i presidentit është të ruajë një marrëdhënie të mirë, pa andralla me të gjithë faktorët, që janë përfshirë në përplasje për Ballkanin e Hapur./Lapsi.al



17 Comments

  1. Po se eshte i paafte te mbaje qendrim e kane vene aty. Kukull. Do e tregoje me plotefuqine per marreveshjen per detin me Greqine.

  2. President duhet te jete dikush me integritet shume te larte dhe brilant ne qendrime te artikuluara me pavaresi te plote e mbi palet! Ky eshte thjesht roje te dera e PS, dhe kosovaret jane tallur me kete kukull Sajgoni qe veshtire se do ftohet jashte vendit nga ndonje shtet me vlere! 5 vjet ky do marri rrogen si amvise e Presidences nderkohe qe Serbi eshte te dera me synime ekspansioniste ndaj Kosoves! S’ka vlere per asgje ky matuf ..

  3. E lexova dhe nuk pashe 3 qendrime ne 3 minuta por vetem nje qendrime prandaj mos hani m… ju gazetaret e lapsit ,e leshit.

  4. Te gjithe shohin televizion, degjojne e lexojne, por jo te gjithe kuptojne njesoj, e pastaj seicili beson ate qe do, ose qe ia do intéresi
    Gjithecka eshte relative…

  5. ky eshte marionet ne duart e te droguarit e cdo gje qe do te thoj ky matuf,do te jete antishqipetare e ne favor te serbise e greqise.tjeter president i duhej shqiperise.nje figure publike apolitike qe ne ceshtje sensibile te mbronte vendin e tij e jo ta shiste ate per perfitime personale.jam i sigurte qe ky ka per te qene nga presidentet (nuk e kam kuptuar ende per cfare meritash ky eshte zgjedhur)me pa integritet te pas 90.

  6. Sepse kam bindjen se Z.Begaj si president, ishte një përzgjedhje amerikane e jo e Ramës.
    Është e parakohëshme të komentosh “origjinalitetin” e mendimeve të tij politike, veçanërisht për mardhëniet me Kosovën,
    Pa dashur kursesi të mohoj vlerat e UÇK, është një fakt i pamohueshëm se Kosova e fitoi pamvarësinë e saj. nga ndërhyrja ushtarake e NATO, e cilido që e heq veten për “patriot shqiptar”, duhet të heq dorë nga fiksacioni i rrezikut të imperializmit anglo-amerikan e vënies në dyshim të aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë, NATO.
    Presidenti i ri i ardhur nga formacionet e NATO-s. si ish shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, me këto “tre përgjigje të ndryshme kontradiktore” siç i cilëson Lapsi, ka bërë kujdes të sjellë në vëmendje të mediave, se ai do të respektojë vemdimet e NATO-s dhe SHBA që e kryeson ate realisht.
    Krejtë ndryshe nga ai, Rama i është kundërvënë edhe BE, edhe SHBA,por edhe NATO-s kur të ashtuquajturin “Ballkan i hapur” e trajton edhe si bashkim politik e jo vetëm ekonomik.
    Ndërkaq
    Fakti se presidenti i ri zgjodhi si vizitë të parë të tijën Kosovën, është një tregues se ai ashtu edhe siç e deklaroi, do të bëjë çmos që Kosova të mos konsiderohet nga qeveria e Shqipërisë, si një shtet me të cilin mund të luajë si të dojë Serbia.

  7. Ky është thjesht një matrapaz, asgjë më shumë, përjashtuar profesionit si doktor ku edhe aty ka marrë 5 lekësh çdo oficeri për vizitë, asgjë tjetër nuk ka….

  8. Perjashtuar faktit qe vendi i punes se tij eshte honorifik (per te thene ne dukje se, revizionohet puna e kuvendit nderkohe kur, autonomia i mbetet po ketij te fundit) Ai, me veprimtarine e Tij, do te kompletoje vetem paqenesine e Tij, kudo ku ka qene, ku eshte dhe kudo qe te jete… se mos na ngec te dosjet qe do me hap tao tao…
    mjerim pa fund…🤗

    1. Ka gjithe bota president kemi edhe ne. Per Turpin tone e per fatkeqsine tone na ra per pjese ky. Perse turperojne veten per tu bere qefin te tjereve. Si ka mundesi qe nje “burre” shteti t’ja lejoje vetes te perdoret si mashe per te nxjerre “geshtenjat e djegura” te k.ministrit. Rama nepermjet ketij do ta shesi vendin tek Vucici. Mallkuar qofsh o Bajram,

      1. Linda prsh une jam nga Prishtina .
        Mos te vie cudi qe keni kete President , ju ne Shqiperi qe nga 1924 keni pasur President te ketij lloji .
        Politikanet e Shqiperise , per pushtet te tyre , kane qene ne gjendje te bashkepunojn me Serbi , kunder Kosoves , vetem per t’iu mos rrezikuar pushteti tyre , po tregoj vetem nje rast i cili ka ndodhe ne 1946 ne Beograd , kur Enveri i thote Titos :
        Me hec qafe keta Kosovar , vllazeroj me Serb , sepse keta jane nacionalista , dhe me rrezikohet pushteti .

        Linda po te kujtoj :
        Zogu me Pashiqin, Enveri me Dushanin e Milladinin, Nano-Berisha me Milloshevicin, dhe se fundi Rama-Vucic.

        Prsh nga Dardania Antike

  9. Sali Berisha do të mbahet mend si kryeministri që lejoi hapjen e kioskave që shisnin diploma universitare, të tilla si “Vitrina”, “Kristiali” e dhjetëra të tjera.

    1. Edhe nëse pranojmë se Berisha paskej bërë këtë “fajin e madh” se i ka shtuar universitetet shqiptare, duke ja ulur atyre cilësinë, edhe nëse pranojmë që Berisha bëri gabimin e madh që i konsideroi Piramidat si fillesën e bankave private, edhe nëse pranojmë që Berisha është larg koncepteve të së djathtës përsa i takon pronës private, edhe nëse pranojmë se Berishës i pëlqen “uni” i tij, pra duke ushqyer kultin e tij të individit, edhe nëse pranojmë se ai për interesin e tij personal, e shkatëroi PD, në tërësinë e retorikës, moralit, sjeljeve e veprimtarisë shtetërore, por edhe arritjeve ekonomike e sociale në këto 32 vitet e fundit, qëndron shumë, shumë më lartë se sharllatani e karagjozi i pa shkollë, Rama..
      Titujt “shkencorë” të Ramës kur na u bë kryeministër me paratë e 20 përqindëshit të ndërtimeve abuzive në Tiranë, ishin “mediokër” në artet figurative e “mediokër” në sport e fare, fare “mediokër” në bindje ideollogjike, kur Berisha hyri në politikë me tituj e lartë shkencorë, jo të “shkencave politike marksiste”, por si doktor e profesor në shkencën më humane, ate të mjekësisë e kardiollogjisë.
      Në kohën kur Rama i mbështetur nga sistemi komunist që i përkiste familja e tij, bridhte në Europë si lojtar në stol i basketbollit e nuk e njihte askush si piktor, Profesor doktor Berisha merte pjesë në sesione shkencore ndërkombëtare të kardiollogjisë.
      Në moshën e ti shkollore Rama, ndonëse e kishte shkollën pranë shtëpisë, shoqërohej nga bodigardët e Bllokut pasi po të dilte vetëm , braktiste ditën e mësimit e shkonte me shokë nëpër lodra e kinemara.
      Ndërkaq Berisha derisa shkoi në shkollën e mesme në Tiranë, nga shtëpia e tij në fshat e deri në shkollën më të afërt, në shi, dëborë e të ftohtë , i paveshur e i pa ngrënë, bënte disa kilometra në këmbë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *