• |
ide | kryesore

Meta: Rama në krah të Greqisë për çështjen e detit! Basha i blerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta riktheu i është rikthyer edhe një herë çështjes së djegies së mandateve nga ana e opozitës duke theksuar se ky do të ishte një kurth. Në takimin e tij nga Vlora, Meta u shpreh se ‘çështja e detit me Greqinë’ do të rikthehet sërish në shtator ndërsa shtoi se Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

“Ballkani i Hapur është një nismë anti-europiane. Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Kjo është një çështje tjetër që do hapet prapë në shtator. Është bërë si avokati i palës tjetër. Këtë e bën jo për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë por i interesojnë marrëveshjet që ka bërë për naftën dhe gazin atje. Ka shumë akte të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka pasur opozitë. Opozita ishte e korruptuar. Lulzim Basha ishte i blerë. Kjo solli edhe djegien e mandative. Prandaj nuk funksionon sot drejtësia. Shikoni aferën e inceneratorëve çfarë katastrofe është. Turp të keni ju që keni djegur mandatet. Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, të shkruar e ka ish kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili. U thashë në asnjë mënyrë se është një kurth. Unë nuk e lëshova zyrën time sepse ishte vënë dora mbi kushtetutë. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë“, tha Meta.



4 Comments

  1. Ky e ka votuar ne kuvend bashke me salihun vjedhjen e detit te firmosur nga lulushi dhe te dy kryeministrave te kohes salih por pisllikun e kuptoje amerikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *