• |
ide | kryesore

Aksident në Himarë, makina përplas 12-vjeçaren në Potam

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Himarë. Sipas policisë një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Himarës, për ndihmë të specializuar mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë.


Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.
“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.