• |
ide | kryesore

Ashpërsohen luftimet, Ukraina shkatërron fortesën ruse në Kherson

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet


Forcat e Armatosura të Ukrainës raportojnë se shkatërruan gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës fortesën ruse në Kherson. 20 ushtarë rusë u vranë si dhe u nxorrën jashtë funksionit, një obus vetëlëvizës Msta-S, dy sisteme raketash S-300, një obus Giatsint-S, një sistem radar Nebo-M dhe tre automjete të blinduara.

Ndërkohë që një raketë ruse në Bashtanka të Mykolaivit shkatërroi një ndërtesë civilësh dhe plagosi një fëmijë, ndërsa Zelenodolsk u shënjestrua duke përdorur raketën e shumëfishtë Uragan. Sulmi shkatërroi disa pallate, duke vrarë një civil dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *