• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si u arrestua i kërkuari për vrasjen në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë mësuar detaje të reja nga arrestimi i 18-vjeçarit Horgito Peqini, i dyshuar si autori i vrasjes me armë të 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan pranë stadiumit të këtij qyteti.

Mediat raportojnë se Peqini është arrestuar në një baensë në periferi të Elbasanit.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se pas krimit fillimisht ishte strehuar në periferi të qytetit, i ndihmuar nga dy persona me banim në Elbasan.
Mësohet se 18-vjeçari kishte gati planin për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Bashkë me të u shoqërua edhe një shtetas me inicialet K.S., 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Mbrëmjen e ngjarjes policia arrestoi edhe 18-vjeçarin Ejden Dino. Horgito Peqini është nip i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.

Në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit. Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *