• |
ide | kryesore

Bien poshtë akuzat për sulm ndaj Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider


Kanye West nuk do të përballet me akuza penale pasi ai u akuzua për sulm ndaj një burri.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qytetit të LA tha për ‘Page Six’, të martën:“Lidhur me incidentin që përfshin Kanye West që ndodhi më 13 janar 2022, pas një shqyrtimi të plotë dhe të kujdesshëm të të gjitha provave, zyra jonë po refuzon të vazhdojë cështjen.”

Avokati i West, Michael Goldstein, thdeklaroi, “Ne jemi të kënaqur me këtë përfundmi pasi pranon se klienti im nuk ka bërë asgjë të keqe.”

Avokati i mbrojtjes penale më pas pretendon se “video dhe fotografi të ofruara në zyrën e Prokurorit të qytetit konfirmuan se ky individ i veçantë ndoqi klientin tim në tre vende të ndryshme për një periudhë të shkurtër kohore dhe në fund e priti atë në hotelin e tij kuiu afrua klientit duke mos respektuar hapësirën personale, gjë që ishte e papranueshme”.

West ishte nën hetim për sulm pasi dyshohet se goditi me një burrë, i cili i kërkoi autograf.

Pamjet, të siguruara nga TMZ, treguan CEO i Yeezy duke i bërtitur një gruaje ndërsa një mashkull i paidentifikuar ishte shtrirë në tokë.

West mund të dëgjohej në klip duke i bërtitur punonjëses femër, “Largohu nga unë”, ndërsa ajo u përpoq ta qetësonte dhe tha: “Më jep dorën”.

“Jo, largohu nga unë!”  u përgjigj reperi. “Mos më prek.”

Page Six mësoi menjëherë pas kësaj se viktima e supozuar kishte tentuar të merrte autografin e West në dy raste të veçanta.  Një autograf jashtë Craig’s në LA dhe më pas përsëri jashtë Delilah-spotit të LA dy ditë më vonë./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *