• |
ide | kryesore

Kina censuron dhe ndryshon fundin e “Minions”

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Filmi i fundit i animuar “Despicable Me” u shfaq të premten premierë në Kinë megjithëse me një fund të ndryshëm, siç zbuluan shikuesit vendas.

“Minions: The Rise of Gru” flet për antiheroin Gru në ditët e tij të adoleshencës dhe tregon evolucionin e tij në një “super të keq”.

Por ndryshe nga filmi origjinal, versioni kinez nuk përfundon me Gru-në dhe mentorin e tij Ëild Knuckles duke hipur në perëndim të diellit.

Në vend të kësaj, Ëild Knuckles burgoset ndërsa Gru “bëhet një prej djemve të mirë”.

Postimet dhe pamjet e filmit, të shpërndara në faqen kineze të mikroblogimit Weibo, treguan se censuruesit kishin shtuar një seri imazhesh me titra në sekuencën e krediteve.

Në të, ata shpjegojnë se Wild Knuckles u kap dhe u mbyll për 20 vjet pas një grabitjeje të dështuar. Ai gjithashtu zbulon një “dashuri për aktrimin” dhe ngre një trupë teatrale.

Ndërkohë Gru “u kthye në familjen e tij” dhe të qenit baba për tre vajzat e tij u bë “arritja më e madhe”.

Nuk është hera e parë që një film i huaj i njohur ka ndryshuar fundin e tij për Kinën, e cila ka disa nga rregullat më të rrepta të censurës në botë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *