• |
ide | kryesore

Radhë në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. Radhë kilometrike janë vërejtur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit, tek ura e Drinit të Zi. Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë iu drejtuan bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën paradite kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë shtetas të Kosovës ndërsa në 25 ditët e para të gushtit kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës.

Kujtojmë se në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë nuk ka kontrolle për qytetarët që kalojnë në të dyja vendet, kjo për shkak të marrëveshjes mes dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.



3 Comments

  1. eksporti i fruta-perimeve në total për vitin 2021 arriti në vlerën 12.3 miliardë lekëve dhe përbën 26.5% të totalit të vlerës së eksporteve të produkteve bujqësore dhe blegtorale (nga të cilat 72% e përbëjnë perimet dhe 28% frutat).Kur ka siguri dhe turistet shtohen dhe jo ate qe thone spiunet agjent salih metaj

  2. Jo ore! Me siguri po vijne per patriotizem se duam te na “ndihmojne”. Me gjithe çmimet e larta po bejne sarifica per ne. Pastaj di fotografojne kuponet e coca cola, e do dalin si puna e atij Milaim Zekes per te share shqipetaret. Thone qe kur flet ai kosovaret qeshin me te madhe dhe shajne neper shtepia

  3. Lugat: Figurë që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit.

    Lubi: Figurë që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *