• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 31 kg marijuanë nga policia greke në kufi, droga vinte nga Shqipëria

Lajme, Të fundit


Një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunetorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete të policisë e rrezikuar jetën e policëve. I mituri nën drejtimin e një fuoristrade “Mercedes-Benz” ML, nuk i është bindur thirrjes së policisë greke për të ndaluar, ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në sens të kundërt në rrugë dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke.

Forca të shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Në drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjerë dy shqiptarë, nje grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49-vjeç. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi nga Prokuroria e Patrës dhe ajo e Athinës. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celularë me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përksinin një automjetit tjetër.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *