• |
ide | kryesore

12-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali duke luajtur në kolovajzë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë 12-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali.

Sipas raportimeve, vajza po luante në një kolovajzë kur drurët mbajtës të saj, për arsye ende të paqarta, u shembën mbi të.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 pasditen e sotme. Në vendngjarje kanë ndërhyrë punonjës shëndetësorë, edhe me helikopterin e shpëtimit, por të gjitha përpjekjet për shpëtimin e vajzës kanë qenë të kota.

12-vjeçarja u transportua për në urgjencën e Avezzano-s, por për shkak plagëve të rënda nuk mundi të jetojë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *