• |
ide | kryesore

Rrëzohet avioni në Letoni, 4 të vdekur

-Instant, Lajme, Planet



Katër persona kanë humbur jetën, pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë, në detin Baltik.

Në bordin e avionit privat ndodhej një familje. Mes viktimave dyshohet se është edhe piloti, një burrë një grua dhe vajza e tyre.

Mediat e huaja raportojnë se avioni Cessna 551 i regjistruar në Austri po fluturonte nga Jerez në Spanjën jugore, nga ku u ngrit pa një destinacion të caktuar, sipas faqes së internetit FlightRadar24.

Gazeta gjermane Bild shkruan se avioni kishte raportuar menjëherë pas ngritjes se kishte një problem me presionin në kabinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *