• |
ide | kryesore

Gazeta kroate: Serbia e njohu ‘de facto’ Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija thotë se Serbia de facto e ka njohur Kosovën së fundmi. Vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç, gazeta dalmate e quan “pelegrinazh poshtërues”, duke shkruar se ajo u detyrua ta mbulonte stemën e Serbisë në targat e veturës së saj.

“Nëse nuk e dinit, Serbia de facto e njohu Kosovën dhe Vuçiç e dërgoi Brnabiç në një pelegrinazh poshtërues atje, madje ajo duhej ta mbulonte stemën serbe në veturën e saj. Ky është fillimi i fundit të saj”. Ky është titulli i gazetës kroate.

Pas gati pesë vitesh si kryeministre e Serbisë, Ana Brnabiç më në fund e pa Kosovën dhe serbët që jetonin atje, shkruajnë analistët e pavarur të Beogradit. Për ta përgatitur sërish për rolin e saj si kryeministre, Aleksandar Vuçiç e dërgoi atë në një turne ritualisht poshtërues në “tokën e shenjtë serbe”, dhe se pikërisht pasi Kosova u njoh de facto me marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për njohjen reciproke të dokumenteve personale.

Debati për kalimin e papenguar të serbëve nëpër Kosovë dhe kosovarëve përmes Serbisë në bazë të dokumenteve zyrtare të dy vendeve nuk ka marrë jetë ende në mënyrë operative, kështu që përfaqësuesja Bërnabiç në kufirin me Kosovën është dashur t’i mbulojë shenjat shtetërore serbe me ngjitëse në veturën zyrtare. Kjo nënvizoi hendekun midis realitetit dhe kushtetutës serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe deklaratës së vetë Brnabiçit për gazetarët kosovarë se ajo ndihet si në shtëpinë e saj atje, shkruan gazeta kroate.

Fjala vjen, asaj i ishte ndaluar zyrtarisht për vite me radhë hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave në të cilat ajo i quajti shqiptarët “njerëz nga mali”, shkruan Slobodna Dalmacija. Pse Vuçiç vendosi ta dërgojë Brnabiçin në një pelegrinazh në Kosovë pikërisht tani? Nga njëra anë, për shkak të përmirësimit të imazhit të saj para ri-inaugurimit të saj si kryeministre. Nga ana tjetër, sepse presidenti i Serbisë e dërgoi Ana Bërnabiç, pasi me sa duket po përgatitet për gëlltitjen e ‘bretkosave të mëdha’ për Kosovën.

“Vuçiçologët” e Beogradit janë të bindur se shefi i Serbisë do të sakrifikojë Bërnabiçin në procesin e normalizimit të pashmangshëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Nënshkrimi në dokumentet kyçe të asaj marrëveshjeje do të nënshkruhet patjetër nga kryeministrja, në mënyrë që “Aleksandri i pagabueshëm” ta shmangë përgjegjësinë historike dhe stigmën e tradhtarit.

Në këtë kontekst, nuk është i papërfshillshëm fakti që Vuçiçi ia ka garantuar Ana Bërnabiçit paraprakisht vetëm gjysmën e një mandati tjetër kryeministror, ​​deri në vitin 2024, kur pozicioni i saj do të rishikohet, shton gazeta kroate, duke shtuar se atë më pas do ta hedhë sikur mbeturinë.

Vuçiçi e ka plotësisht të qartë se pa normalizim me Kosovën nuk ka jetë për të, sepse dyert e Europës do t’i mbeten të mbyllura përgjithmonë, dhe të jesh i lidhur me Putinin, i cili po e tërheq edhe vendin e tij në rrënim të sigurt, nuk është shumë gjë e mençur. Dhe deri më tani, në fund të fundit, ai ka bërë shkelje të tilla patriotike ndaj Kosovës, sa që të tjerët, si Boris Tadiçi, do të ishin kryqëzuar shumë kohë më parë në vend të tij.

“Vuçiç shfuqizoi institucionet paralele të Serbisë në veri të Kosovës, detyroi serbët e Kosovës të mbajnë zgjedhje të organizuara nga Prishtina, njohu dokumentet e identitetit të Kosovës dhe shenjat e komunikacionit”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Atij i mbeti vetëm akti përfundimtar i kapitullimit dhe heqjes dorë nga “toka e shenjtë serbe”, për të cilën padyshim që nuk i intereson atij, por i intereson shumë që publiku serb disi të mos e vërë re.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *