• |
ide | kryesore

Analiza e Superiores/ Vllaznia skuadra që zotëron më shumë topin: ja si mbrohen ekipet e Superiores

-Instant, F1, Sport



Zotërimi i topit është faktori tregues i skuadrës që dominon fushën, edhe pse në këtë rast jo gjithnjë e shoqëron edhe rezultati. Gjithësesi ka një raport të mirë mes pikëve dhe zotërimit të topit. Për ta provuar këtë lloj trendi, mjafton të hedhësh një sy në Superiore. Vllaznia është skuadra që bën më pak aksione mbrojtëse sepse është skuadra që ka mesataren më të lartë në të gjithë kampionatin për mbajtjen e topit (58%) dhe kështu që është më pak e rrezikuar dhe më pak në kërkim të rikuperimit. Egnatia, përveҫ se është një skuadër që shkon shumë ke përplasjet, është e dyta në renditjen e kampionatit për faulla në këtë fillim sezoni, me një mesatare prej 15,68 faulla për ndeshje, mbrapa Erzenit me 18,8 faulla për ndeshje.

Pas vetëm tre javësh skuadrat deri më tani kanë treguar filozofinë e tyre të lojës dhe ndeshjet e ardhshme do të ndihmojnë këdo për të kuptuar nëse ҫdo skuadër do ti qëndrojë besnik të njëjtit stil loje, por statistikat e nxjerra nga analizat e ndeshjeve kanë evidentuar mënyrën sesi mbrojnë skuadrat.

Këto dy klasifikime të listuara në tabelën e mësipërme shpjegojnë sesi mbrojnë skuadrat, nëse synojnë më shumë rikuperimin (më saktë mbi pozicionimin e lojtarëve pa top në fushë) ose kërkojnë duelin apo përplasjen me kundërshtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *