• |
ide | kryesore

“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kronikë e sotme e televizionit Top Channel ku transmeton se sistemi TIMS, përkundër çfarë thotë Edi Rama, nuk është kthyer në punë plotësisht pas sulmit të hakerave iranianë, ka prodhuar një reagim të ashpër nga kryeministri.

“Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis”, thekson Rama në Twitter.

Por çfarë tha konkretisht Top Channel sot?

Ndërsa autoritetet thonë se sistemi TIMS është kthyer në pikat kufitare, një verifikim i Top Channel zbulon se në fakt sistemi nuk është kthyer. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se pas interesimit në komisariate, në drejtori vendore, po ashtu edhe në pika të ndryshme të kalimit kufitar në vend, ka rezultuar se pavarësisht nga sa njoftohet sistemi TIMS nuk është vënë në funksionim.

Bezat tha në një raportim për Top Channel se në komisariate efektivëve, iu është dhënë një urdhër i brendshëm për të mos i ndezur kompjuterët dhe për të mos i lidhur ato me internet. Gjithë veprimtaria e policisë do të jetë vetëm me shkrim, shkresa me dorë dhe asnjë shkrim me kompjuter. Një fenomen i tillë ka sjellë anomali në punën e policisë, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me persona të shpallur në kërkim, ku policia e ka thuajse të pamundur të identifikojë nëse një person është në kërkim. E njëjta problematikë shfaqet edhe për verifikimin e pasaportave.

Një tjetër anomali që prek direkt qytetarët është edhe pagesa e gjobave të ndryshme të vendosura nga policia, pasi prej të premtes hedhja e tyre online ka qenë e pamundur.

Në mungesë të TIMS, policia i është rikthyer verifikimit të listave shkresore për shtetasit në kërkim, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, por në ditët e një fluksi të lartë hyrje daljesh në kufi, gjithçka vështirësohet.

Kujtojmë, se një ditë më parë, një i kërkuar i policia u arrestuar në tentativë për të lënë vendin.

©Lapsi.al 



39 Comments

    1. Cfare eshte hap qe dje leshi i p…. te anetes,shko kerko ndonje dokument ne komisariate dhe e shikon si eshte hapur sistemi

  1. mos u genjeni o milet , ky zavali i gjate dhe topi jane mish e thua luajne theater vetem per te krijuar tymnaje .

    1. Patjeter lea po e tha rama esht e mbaruar..bej pak pushim tani nxirre gjuhen nga bytha rames tu hollua fare..

    2. Po mi Lea po! Rama tha qe di ikim dhe ne hapsire o Lea! Shko meri dhe kto Leat siper dhe ikni bashk me satelitet e Rames ne hapsire a jasht hapsire a ku te doni vetem aman ikni se na hapet barkun! Ok Lea???? ✌️

    1. Nuk e kuptoj si mundet te shajë muti kakën ………, dhe anasjelltas, popull kot sa bën hije, rroga mesatare 40 mijë lekë, pensioni 10 mij lek, ndihmat sociale 3 mij lekë, minimumi jetik i papercaktuar , …….se po te percaktohet qeveritareve su mbetet asnje lek për te rrujt,….

  2. Thuaju shqiptareve te verteten Z. Rama, se kjo eshte menyra qe te mos perplasesh me mediat, te cilat te kane sherbyer aq shume, sidomos TV Kombetare…

  3. Ti nuk kupton se je kar ose ben sikur se je kurve patronazhiste.
    Lexo more bole zerin e popullit, gazeten e komunisatave, perse i prish shijet me lapsin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *