• |
ide | kryesore

Juventus-Salernitana, gabim teknik e mundësia për të përsëritur ndeshjen: ja çfarë thotë rregullorja

-Instant, Sport



Një nga pyetjet që shumë tifozë të Juventusit i bëjnë vetes, duke e konsideruar si një “gabim teknik” anulimin e golit 3-2 të Milik (për shkak të pozicionit jashtë loje aktiv të Bonuccit edhe pse pozicioni i Candrevës duket se e mban në lojë mbrojtësin), është nëse mund të përsëritet sfida mes Juventus e Salernitanës. Rregullorja e IFAB, organi që përcakton dhe modifikon rregullat e futbollit, duket se e përjashton këtë mundësi.

Në seksionin kushtuar VAR, në fakt, thuhet se një ndeshje nuk mund të zhvlerësohet në rast të: keqfunksionimeve të teknologjisë VAR (siç është Goal Line Technology); vendime të gabuara që përfshijnë VAR (duke pasur parasysh që VAR konsiderohet një arbitër); zgjedhja për të mos riparë një aksion; rishikimi i një situate/vendimi të pa rishikueshëm. E gjithë kjo, përcaktohet, “në parim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *