• |
ide | kryesore

2 orë në Tiranë, Albin Kurti takohet me Edi Ramën, zbardhen detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Kurti doli me shpejtësi nga një konferencë e paradites ku adresonte qëndrimet e tij pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, duke thënë se ka një takim urgjent. Duke folur për teve1.info, Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, u diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Kurti e Rama kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot në Tiranë. Takimi kishte zgjatur rreth dy orë.

Kryeministri Kurti kishte lënë një gjysmë konferencën për medie pas takimit me anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, me arsyetimin se ka një takim urgjent.


6 Comments

  1. “Në mitingun mortor të Hajdarit kemi shkuar të armatosur, kemi qenë një grup rreth 150 veta, që do pushtonte institucionet shtetërore. Veprimet nuk ishin spontane, por të përgatitura nga ana e Berishës dhe të zbatuara nga ky grup i armatosur, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë; u ndihmuam nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi

    1. BBC tha qe Sadami ka arme te shkaterrimit ne mase.
      Na falni ishte nje lapsus.
      Madakaskarin duhet me e pas frike
      Do zoti nuk merr krahun e rusit.

  2. BBC shkruan se Rusia ka shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *