• |
ide | kryesore

Hetimet për Teatrin Kombëtar, SPAK merr në pyetje Hervin Çulin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK merr në pyetje Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, si pjesë e hetimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Çuli u thirr për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.

Çuli është paraqitur në SPAK që në orën 9 dhe ka qëndruar për më shumë se 2 orë në Prokurori.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

 

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.



4 Comments

  1. Ervin leshin????Ka byth SPAK te mare te pandehur Edvinin????? Po nuk ka both, te japin doreheqen dhe te ikin ne shtepi! Edvini eshte burimi I te gjithe paligjshmeris ne ate vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *